Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Erdogan: Do ta luftojmë edhe më tej diskriminimin fetar


Erdogan: Do ta luftojmë edhe më tej diskriminimin fetar


erdogan

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi edhe më shumë reforma për të trajtuar krimet e urrejtjes dhe diskriminimit fetar. Këto deklarata vijnë menjëherë pasi katër deputete me shami iu bashkuan parlamentit, duke thyer një tabu që ka mbizotëruar për një kohë të gjatë.

Erdogan iu drejtua popullit turk në një fjalim televiziv, vetëm dy ditë pasi vendi festoi 90 vjetorin e themelimit të Republikës, i cili u shënua duke hapur një sistem ndërkontinental hekurudhor.

“Ato që mbajnë shami dhe ato që nuk mbajnë, janë qytetare të kësaj Republike, gëzojnë dhe kanë të njëjtat të drejta dhe liri”, ka thënë Erdogan.

“Republika dhe demokracia duhet të shkojnë dorë për dore”, tha Erdogan.

Ardhja në asamblenë e katër deputeteve, Sevde Beyazit, Gulay Samanci, Nurcan Darbulak dhe Gonul Bekin Sahkulubey, të gjitha anëtare të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ishte kryesisht e mirëpritur, dhe shumë më ndryshe se një dekadë më parë. Shamitë tani janë të lejuara në të gjitha zyrat publike, përveç se në shërbimin ushtarak.

Erdogan tha se Turqia do të marrë hapa të mëtejshëm për të parandaluar diskriminimin dhe krimet e urrejtjes, dhe se do të sjellë ndryshime që do të forcojnë vëllazërinë në të gjitha sferat e jetës, sidomos në sferën politike. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vizita e te semurit

Categories

Archives