Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Erdogan me një mësim të mirë liderëve të G20-ës (Foto/Video)

Erdogan me një mësim të mirë liderëve të G20-ës (Foto/Video)

Liderët politikë të 20 shteteve më të industrializuar të botës, vazhdojnë të qëndrojnë në Shën Petersburg në kuadër të punimeve të Samitit të G20-ës, ku tema kryesore është situata në Siri dhe mundësia e një sulmi ushtarak nga ana e SHBA-ve.

Por, dje ka ndodhur një moment shumë interesant me protagonist kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Teksa krerët e 20 shteteve po bëheshin gati për foton zyrtare dhe kur secili prej tyre kishin nën këmbë flamurin e shtetit të tyre për të mësuar më shpejt vendin, Erdogan e mori flamurin turk nga toka dhe më pas e futi në xhep, transmeton Albeu.

Veprimi i tyre tërhoqi vëmendjen e liderëve të tjerë, të cilët të kapur ngushtë nuk kishin çfarë të bënin gjë tjetër veçse të lëshonin një buzëqeshje false. /Telegrafi/

Categories

Archives