Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Erdogan: Na mjafton Zoti


Erdogan: Na mjafton Zoti


Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi se Kombet e Bashkuara nuk janë garantues të paqes, pasi që ato nuk ishin në gjendje që të fillojnë një hetim për të përcaktuar nëse janë përdorur armë kimike në Siri.

erdogan

Duke folur në një ceremoni rasti në qytetin Rize, Erdogan deklaroi se presidenti sirian Bashar Asad është duke bërë përpjekjet e minutës së fundit, dhe se Zoti do ti kërkoj atij llogari për të gjithë fëmijët që ai ka vrarë.

“Ne nuk kemi asnjë dëshirë tjetër përveç paqes, solidaritetit dhe vëllazërisë. Krejt çka duam është ndalimi i vrasjeve të fëmijëve dhe civilëve, shtoi ai.

“Ne nuk mund të largohemi nga Esma, heroina e cila u vra në Egjipt, ne nuk mund të mbyllim sytë para foshnjave që u vranë me armë kimike në Siri,” shtoi ai.

Erdogan hodhi poshtë pretendimet Turqia ishte duke u bërë e izoluar në rajon, duke theksuar se Turqia kurrë nuk ka qenë vetëm. Ai tha se populli turk së pari mbështetet në Zotin, e pastaj kërkojnë mbështetjen e të tjerëve.

“Dikush është duke pretenduar se Turqia është e vetmuar në kërkesat e saj. Jo, ne nuk kemi. Nëse tiranët kanë tanke dhe armë për të sulmuar fëmijët, ne kemi Zotin, dhe Ai na mjafton”, përfundoi Erdogan.

/mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Britani: Muslimani drejtues autobusi shpëton jetën e një gruaje britanike shtatzënë

Categories

Archives