Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Erdogan: Hetimi për korrupsion është ‘komplot ndërkombëtar’


Erdogan: Hetimi për korrupsion është ‘komplot ndërkombëtar’


erdogan

Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan iu është drejtuar gazetarëve, shkrimtarëve dhe organizatave jo-qeveritare në një konferencë për shtyp në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll. Duke folur për operacionin anti-ryshfet, Erdogan në këtë konferencë u citua të ketë thënë: “ Ky operacion nuk është i ligjshëm. Përkundrazi ai ka tjetër qëllim. Nuk është çështje që të vriten disa zogj me një gur, kjo është një masakër e shpendëve.”

” Qëllimi i vërtetë i këtij operacioni është t’i bëhet pengesë rritjes së vendit tim,” shtoi ai.

Erdogan ishte i shpejtë në mbrojtjen e biznismenëve të cilët janë përfshirë në hetim. “Këta njerëz kanë siguruar miliarda dollarë investime. Ata madje përfunduan marrëveshjet me qeveritë e mëparshme. Ata kanë dhënë emrat e biznismenëve me të cilët siguruan marrëveshje për aeroportin e tretë dhe urën e tretë,” ka thënë Erdogan.

” Kjo situatë është një kërcënim për pavarësinë dhe të ardhmen e Turqisë,” ka thënë Erdogan, duke shtuar se:”Ne nuk do të hapim rrugën për këto zhvillime kërcënuese kundër së ardhmes së Turqisë.”

Erdogan gjithashtu problemet e brendshme të Turqisë i lidhi me fuqitë e huaja. “ Ky është një komplot ndërkombëtar. Fatmirësisht ky operacion u zbulua në fazat e para të tij,” ka thënë ai për shtyp./mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Aude: Fetvatë për vrasjen e protestuesve janë një turp i madh

Categories

Archives