Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Erdogan: Grushti i shtetit po kryen terrorizëm


Erdogan: Grushti i shtetit po kryen terrorizëm


erdogan

Assad dhe el-Sisi janë të njëjtë, dhe të tillë janë edhe ata që i mbështesin këto regjime.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se grusht shteti ushtarak në Egjipt është duke kryer terrorizëm ndaj banorëve të vet.

Erdogan përsëriti dënimin e tij ndaj grushtit të shtetit ushtarak dhe sulmet e fundit ndaj objekteve fetare në Egjipt. Këto deklarata Erdogan i bëri gjatë një takimi me qytetarë në qytetin Bursa.

“Unë dënoj fuqishëm sulmet që kanë për synim sulmin ndaj vendeve të adhurimit, pa marrë parasysh nëse ajo është xhami ose kishë, pasi që ato janë të mbrojtura”.

Erdogan i përshkroi si “vrasës brutalë” autorët e grushtit ushtarak të cilët sulmuan protestuesit paqësorë në rrugët dhe sheshet e vendit, përderisa kërkesa e tyre ishte kthimi i nderit të votave të tyre.

“Ata të cilët organizuan grushtin e shtetit kanë injoruar vullnetin e popullit, dhe vranë brutalisht qytetarët e tyre. Terrorizem shtetëror është duke u kryer në Egjipt,” shtoi Erdogan.

Ai e krahasoi kreun e ushtrisë me diktatorin sirian Bashar Al Asad, duke argumentuar se Assad dhe el-Sisi janë të njëjtë, dhe të tillë janë edhe ata që i mbështesin këto regjime.

Erdogan kritikoi komunitetin ndërkombëtar për ngecjen e tyre në shfaqjen e qëndrimit kundër grushtit ushtarak dhe masakrës së fundit.

“Ata që qëndrojnë të heshtur përballë grushtit të shtetit në Egjipt nuk mund të flasin për demokraci në të ardhmen,” argumentoi ai.

“Këshilli i Sigurimit, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik janë shumë të turpëruar që të përballen me vetveten për qëndrimin e tyre përballë grushtit të shtetit në Egjipt dhe për më tepër, ndaj masakrave. Ata që heshtin, miratojnë dhe inkurajojë masakrën me heshtjen e tyre, janë të mbërthyer në atë gjak, në mënyrë që e kanë të pamundur të përballen me ndërgjegjen e tyre,” tha Kryeministri turk Erdogan

Një shkrim tjetër i dobishëm  Egjipt, dijetarët kundër puçit: Dëmtimi i xhamive është luftë kundër islamit

Kryeministri turk përsëriti kritikat e tij ndaj disa shteteve që kanë siguruar montimin e grusht shtetit ushtarak me miliarda dollarë ndihma financiare. Erdogan shtoi se “16 miliardë dollarë për ata që mbështesin regjimin e grushtit të shtetit janë partnerët e regjimit të grushtit të shtetit në Egjipt”.

Ndërsa po u adresohej turmës në qytetin Bursa, Erdogan bëri shenjën Rabaa, simbol i protestave të anti-grushtit të shtetit.

/mesazhi/

Categories

Archives