Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Erdogan ftohet në konferencën DAVOS

Erdogan ftohet në konferencën DAVOS

erdoan davos

Forumi Botëror Ekonomik ka ftuar kryeministrin turk Rexhep Tayip Erdogan në takimin e ardhshëm DAVOS, 4 vite pasi ai premtoi se nuk do të marrë pjesë në këtë konferencë vjetore përsëri.

Kryetari i Forumit Ekonomik Botëror Nicholas Davis ka konfirmuar se ai ka ftuar kyreministrin turk Erdogan për të marrë pjesë në konferencën e këtij viti në Davos të Zvicrës më 22-25 janar.

Herën e fundit që Erdogan mori pjesë në këtë konferencë ishte në vitin 2009, kur ai mbajti fjalimin e tij të famshëm ‘One Minute’ para presidentit izraelit Shimon Peres. Pas ankesës se Peres i ishte dhënë kohë e gjatë në mënyrë disproporcionale për të folur, Erdogan lëshoi skenën duke thënë se ai kurrë nuk do të marrë pjesë në takimin e Davos përsëri.

Erdogan ishte ndarë i pakënaqur me presidentin izraelit Peres, i cili kishte ngritur zërin e tij duke shfaqur pakënaqësi në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi dhe më pas u përpoqë për ta ndërprerë atë në mes të replikës. Erdogan i ka thënë Peres ‘ju dini shumë mirë për vrasje’, duke iu referuar sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Incidenti çoi në një krizë marrëdhëniesh mes Turqisë dhe Izraelit, të cilat arritën kulmin kur komandot izraelite vranë nëntë turq në ujërat ndërkombëtare kur anija me ndihma Mavi Marmara u përpoq për të thyer bllokadën detare në Gaza./mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tmerr në Egjipt: Kufomat mbushin xhaminë (Foto/Video +18)

Categories

Archives