Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Erdogan: Faraonët e Egjiptit do të përballen me një Musa


Erdogan: Faraonët e Egjiptit do të përballen me një Musa


Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se masakra e Kajros është një masakër shumë serioze e cila është rezultat i një grushti ushtarak i cili ka synim për të masakruar ata që dëshironin përgjegjësi për votat e tyre demokratike.

tajip erdogan

Erdogan tha se Perëndimi kurrë nuk tha se intervenimi ushtarak në Egjipt ishte një grusht shteti, edhe pse ata kishin realizuar biseda private me ne, transmeton mesazhi.

“Populli egjiptian do të fitojnë të drejtat e tyre herët ose vonë”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu tha se nëse perëndimi nuk merr hapa të sinqertë dhe të shpejtë, e gjithë demokracia e gjithë botës do vihet në pikëpyetje.

“Ata që qëndrojnë të heshtur dhe indiferent para masakrës në Egjipt, janë bashkëfajtorë.”

“Ata që kanë kryer këtë masakër duhet të dalin në gjyq në një mënyrë të drejtë dhe transparente. Një ditë, këta Faraonë do të përballen me një Musa, i cili do ti japë fund tiranisë.”

“Ata që rezistuan ndaj grusht shtetit nuk nxitën në dhunë dhe nuk përdorën armë, prandaj kjo që ndodhi nuk është gjë tjetër veçse krim i qartë ndaj popullatës civile që kërkojnë të jetëojnë në një vend demokratik të cilin e siguruan dy vite më parë përmes një revolucioni”, përfundoi Erdogan.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Urime festa e Fitër Bajramit!

Categories

Archives