Wednesday, 20/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Erdogan: Assad është terrorist

Erdogan: Assad është terrorist

erdogan

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti kreun e regjimit sirian terrorist i cili ka vrarë 110.000 njerëz të vendit të tij.

Këto komente të liderit turk vinjë pasi sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka lavdëruar Bashar Al Assadin për vendimin e tij që të dorëzoj dhe shkatërrojë arsenalin e tij të armëve kimike në përputhje me një rezolutë të OKB-së. Erdogan shprehu tronditjen e tij për fjalët e Kerryt, i cili e lavdëroi Asadin duke thënë se ky është një “fillim i mirë. ”

Ndër të tjera, Erdogan tha: “Si mund ta lavdërojmë dikë që ka vrarë 110.000 njerëz? Nuk ka rëndësi nëse këta njerëz janë vrarë me armë kimike ose me armë të tjera, me rëndësi është që ata u vranë. Unë nuk e njoh Assadin si një politikan. Ai është një terrorist që vret me terrorizëm shtetëror. Unë jam duke folur në mënyrën më të qartë . Ai është një terrorist i cili ka vrarë 110.000 qytetarë të tij.”

John Kerry dha lavdata ndaj regjimit të Asadit, duke ndërruar kështu me shpejtësi retorikat e luftës që për pak sa nuk sulmoi ushtarakisht regjimin e Bashar al Asad. Të kujtojmë se më pak se një muaj më parë, vet John Kerry e quajti Bashar Al Asadin të çmendur. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Aleatët e Mursi dënojnë sulmet izraelite në Sinai

Categories

Archives