Friday, 22/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Erdoan: Bashkimi Evropian pa Turqinë mbetet një projekt politik i paarrirë

Erdoan: Bashkimi Evropian pa Turqinë mbetet një projekt politik i paarrirë

be turqia

“Anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian është i rëndësishëm për eliminimin e paragjykimeve”, deklaroi Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan.

Shefi i Ankarasë zyrtare, i cili shpjegoi dje në Poloni aventurën e Turqisë me Bashkimin Evropian, tha se opinionit publik turk i ka rënë besimi për anëtarësimin në BE.

“Bashkimi Evropian pa Turqinë do të mbetet një projekt politik i paarrirë”, u shpreh kryeministri turk, duke i përcjellë Evropës mesazhe të qarta.

Pjesëmarrës në konferencën me temë “Marrëdhëniet Turq-BE”, organizuar në Varshavë nga Instituti Polak i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Erdoani u rikujtoi të pranishmëve se numri i turqve me banim në vendet anëtare të Bashkimit Evropian është pothuajse 6 milionë, gjë kjo që tregon se Turqia është më se e integruar me Evropën.

Ai theksoi se Brukseli duhet të vërtetojë që nuk e mban jashtë Turqisë për shkak se ajo është një vend mysliman, ndërsa tërhoqi vëmendjen edhe mbi aplikimin e vizave për qytetarët turq.

“Çfarë lidhje ka Brazili me Bashkimin Evropian. Por Brazili dhe Venezuela nuk pengohen me viza në Union. Pak kohë më parë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe u përfshinë në listën e vendeve, që hyjnë pa vizë në BE. Çfarë lidhje ka? Ndërsa Turqisë i kërkohet vizë, edhe pse se ajo është një vend kandidat dhe negociues për anëtarësim. Pavarësisht gjithë këtyre padrejtësive, ne nuk po i shkëpusim lidhjet. Nuk trembemi, i mbajmë dyert hapur dhe jemi të qetë, por ata janë të shqetësuar e të frikësuar”, tha shefi i ekzekutivit turk, ndërsa vuri theksin mbi vendosmërinë e Ankarasë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Kryeministri Erdoan u ndal edhe mbi dhunën në Siri, duke nënvizuar se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ende nuk ka arritur të marrë një vendim, pavarësisht se në këtë vend kanë humbur jetën mbi 150 mijë njerëz.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Suedi, sulmohet fizikisht myslimanja shtatzënë

“Vdekjet po vijojnë përditë. Ndërsa ata janë ulur e bisedojnë në se ka apo s’ka armë kimike në Siri. E ç’na qenka? 1.750 vetë paskan gjetur vdekjen nga përdorimi i armëve kimike. Dakord, 1.750 persona kanë humbur jetën nga armët kimike, por pse nuk flasin edhe për vrasjen e mbi 150 mijë njerëzve me armë konvencionale?! Aktualisht njerëzit kanë arritur deri aty sa të ushqehen me kufomat e kafshëve të ngordhura përreth Damaskut”, përfundoi Kryeministri Erdoan.

Categories

Archives