Tuesday, 19/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Engjulli transformohet në formë njeriu

Engjulli transformohet në formë njeriu

Melaiket me lejen e Allahut mund të transformohen në formën e njeriut, ashtu siç ndodhi me xhibrilin alejhi selam.
Allahu e dërgoi xhibrilin alejhi selam tek Merjemja alejhe selam dhe ai u transformua në formën e njeriut, pra iu paraqit Merjemes alejhe selam në formën e njeriut.

Xhibrili alejhi selam, iu paraqit pegamberit alejhi selam në formën e njeriut, në çastet kur ishin edhe sahabët prezent, xhibrili erdhi në formën e njeriut, me tesha shumë të bardha, flokë shumë të zinjë, nuk dukeshin shenja të udhëtimit tek ai, nuk e njihte askush prej sahabëve, u ul tek pejgamberi alejhi selam, i mbështeti gjunjët e tij me gjunjët e pejgamberit alejhi selam, i vendosi duartë e tij mbi kofshët e pejgamberit alejhi selam dhe e pyeti për Islamin, Imanin, Ihsanin, Kijametin dhe shenjat e kijametit.
Në fund pejgamberi alejhi selam u tha shokëve të tij:
هذا جبريل أتاكم يعلمكم دينكم.
Ky ishte xhibrili alejhi selam, erdhi t’ua mësoj fenë tuaj.”
(Shënon Imam Muslimi).

Në formën e njeriut u paraqitën melaiket, kur i dërgoi Allahu tek brahimi alejhi selam dhe Luti alejhi selam.

Categories

Archives