Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Engjëlli Israfil



Engjëlli Israfil

Ky është një shembull i fuqisë së madhe të engjëjve.
Po ashtu është engjëlli Israfil, engjëll të cilit i është lënë në dorëzim fryrja në Trombë [Sur]. Çfarë
mendohet me Trombë është një bri që do të mbledhë gjithë shpirtrat e njerëzve, nga i pari e deri
të i fundit. Pastaj Israfili do të fryjë një herë në Trombë dhe shpirtrat do të fluturojnë përreth për
shkak të kësaj fryrje të bririt, duke u kthyer pastaj prapë në trupat e vet. Kjo njihet si Fryrja e
Ringjalljes [Nafkhat-ul-Ba’ath]. Përpara kësaj, ai do t’i bie Fryrjes së Shkatërrimit [Nafkhat-usSa’ak],
kështu që çdonjëri në qiej dhe tokë do të vdesë, përveç atij që do Allahu. Allahu
thotë:”Dhe Trombit [Surit] do t’i fryhet dhe të gjithë që janë në qiej dhe tokë do të zalisen,
përveç atij që do Allahu” [ez-Zumer, 68]. Zalisje do të thotë vdekje. Pastaj ai do t’i fryjë Trombit
prapë, fryrje e cila njihet si Fryrja e Ringjalljes – “Vë re! Ata do të qëndrojnë duke shikuar”. [ezZumer,
68] Kjo është me vetëm një engjëll të Allahut dhe kjo është vetëm një nga detyrat e tij, të cilën
Allahu e ka urdhëruar ta zbatojë. Ndaj, engjëjt janë nga krijesat madhështore të Allahut. Ai i ka
krijuar ata që ta dhurojnë Atë dhe t’i zbatojnë urdhrat e Tij. Allahu thotë:”Ata janë robër të
ndershëm të Tij. Ata nuk flasin derisa të flasë Ai dhe veprojnë sipas urdhrave të Tij. Ai e di
çfarë ka përpara tyre dhe pas tyre, dhe ata s’mund të ndërmjetësojnë, përveç për atë me të
cilin Ai është i kënaqur. Ata qëndrojnë me frikë-respekt ndaj Tij”.[el-Enbija, 26-28]