Wednesday, 13/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Endrra ne Islam

Endrra ne Islam

enderrat

I Derguari i Allahut alejhi selam ka thene:
“Endrra e vertete eshte nje prej dyzet e gjashte pjese e shpalljes.”
Buhariu,Muslimi,Tirmidhi,Ebu Dauti

Endrrat e verteta jane fillim i shpalljes (vahjit).Endrrat jane te verteta aq sa njeriu eshte i sinqerte ne te folur.
I Derguari i Allahut alejhi selam ka njoftuar se ne fundin e kohes para Kijametit do te kete shume endrra te verteta.Kjo ndodhe keshtu,per shkak se njerezit do te jene me kohe shume large kohes se profetesis dhe gjurmeve te tij,keshtu qe besimtareve kjo mungese do tu kompesohet me endrra.
Sa i perket kohes kur drita e Shpalljes ishte e forte,ate bote njerezit nuk kishin nevoje per endrra te verteta. I Derguari i Allahut alejhi selam ka thene:
“Nga pejgamberia kane mbetur vetem mubeshiratet.”Dikush e pyeti:”Cfare jane mubeshiratet,o i Derguari i Allahut?”Ai tha:”Endrrat e verteta te cilat besimtari i sheh apo te cilat i paraqiten.”Buhariu.

Nese endrrat e muslimanit perputhen,atehere pranohen si te verteta.Sahabet kane enderruar se Nata e Kadrit eshte ne pjesen e trete te fundit te muajit te Ramazanit dhe Profeti alejhi selam tha:
“Po e shoh se endrrat tuaja jane perputhur,se Nata e Kadrit eshte ne dhjete netet e fundit te Ramazanit.”Buhariu,Muslimi,Ahmedi.

Endrra eshte sikurse mbulesa.Disa endrra jane prej Meshiruesit,disa burojne nga nefsi,ndersa disa prej Shejtanit.
Profeti alejhi selam ka thene: “Ka tri lloj endrrash:endrra prej Allahut,endrrat me te cilen Shejtani pikellon dhe endrra e njeriut i cili fantazon per dicka me nefsin e tij,dhe ate e sheh ne enderr.”Muslimi,Tirmidhiu,Ebu Dauti,Ibn Maxhe.

Vetem endrrat te cilat jane prej Allahut konsiderohen shkaktare te udhezimit.Endrrat e profeteve jane shpallje sepse endrrat e tyre jane te mbrojtura nga Shejtani,per te cilen gje pajtohet i tere umeti.Per kete shkak ,ne baze te endrres,Ibrahimi a.s. ka dashur qe ta there djalin e tije Ismailin a.s. Sa i perket endrrave te njerezve te rendomte,ato nuk duhet te krahasohen me Shpalljen,keshtu qe nese endrra eshte ne pajtim me Shpalljen,do te veprohet sipas saj;ne te kunderten jo.

Dikush do te pyese:Cfare te themi per ate nese endrrat jane te verteta apo perputhen?Pergjigja thote keshtu:Endrra e verteta nuk mund te jete ne kundershtim me Shpalljen.Endrra e vertete zgjon nevojen per pasimin e Sheriatit.Pra,nese deshiron qe endrrat te jene te vererteta,le te flase te vereteten,le te ushqehet me hallall,le te kryeje urdherat dhe lete largohet nga ndalesat dhe le te bjere ne gjume me abdest i drejtuar kah Kibla,le ta permend Allahun derisa ta za gjumi.Kush vepron keshtu,endrra e tij gati se nuk mund te jete e pavertete.Endrrat me te verteta jane ato ne agim,kur leshohet meshira dhe falja.Atehere shejtanet pushojne.E kunderta e kesaj eshte koha e akshamit,kur shejtanet jane aktive dhe te shperndare.
Ubade ibn Samiti r.a. ka thene:”Endrra e besimtarit eshte e folur me te cilen Zoti i tij drejtohet atij derisa ai eshte ne gjume.

]Shkeputur nga libri ”Rruget e njerezve te devotshem” Medarixhu Salikin.
Autor Ibn Kajim el-Xheuzije.

Categories

Archives