Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Endërrat dhe magjia në këndvështrim profetik

Endërrat dhe magjia në këndvështrim profetik

enderra

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem rreth parashikimit të fatit dhe shkuarjes te magjistarët (falltorët), ka thënë: “Mos shko te ata.”

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për “parashikimin e së keqes”, dhe ka thënë: “Ajo është diçka që ndjejnë në zemrat e tyre, mirëpo kjo kurrsesi mos t`i largojë.”

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për ata që parashikojnë të ardhmen me vizatime nëpër tokë. Ka thënë: “Njëri prej pejgamberëve e ka bërë këtë, pra, cili parashikim është i njëjtë sikur e atij, atëherë e ka qëlluar.” [Ahmedi në një hadith tjetër, nr.23253]

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem sërish është pyetur rreth magjistarëve. Ka thënë: “Ata nuk dine asgjë.” I thanë: “Ata me të vërtetë nganjëherë e qëllojnë të vërtetën,” ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ata të vërtetë, xhini e vjedh dhe e pëshpërit në veshin e të dashurve të tij dhe me të i përzier qindra gënjeshtra.” (Mutefekun alejhi) [Buhariu, 10/185]

Rreth ëndrrave

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për ajetin kur`anor: “Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhennet).” (Junus, 64) dhe ka thënë: “Ato janë ëndërra të mira të cilat i sheh njeriu i mirë ose i tregohen” [Ahmedi “Musned”, 5/315]

Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për komentimin e ëndrrës: “Pashë në ëndërr se më është prerë koka dhe ajo rokullisej, ndërsa unë vrapova pas saj.” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Mos u trego njerëzve rreth lojrave të shejtanit me ty në ëndërr.” [Muslimi, nr.2268]

Ummu el-A`la r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kam parë në ëndërr Osman b. Mez`unin dhe se afër tij rrjedhte një burim (pra, pas vdekjes). I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Ato janë veprat e tij të cilat rrjedhin edhe pas vdekjes.” [Buhariu, 12/346]

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kerkim falje tek Allahu i Lartmadheruar

Rreth Gjykimit

Ebu Davudi përmend se Muadhi r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se me çka të gjykojë. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Me librin e Allahut.”
E pyeti: “Nëse në të nuk gjej zgjidhje?” I ka thënë: “Atëherë me sunnetin e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.” E pyeti: “Nëse edhe këtu nuk gjej zgjidhje?” I ka thënë: “Le të jetë kjo dunja e përbuzur për ty ndërsa le të jetë në sytë e tu e madhe ajo që është te Allahu dhe gjyko sipas mendimit tënd, duke dhënë mundin (Ixhtihad). Ndërsa Allahu do të ndihmojë me të vërtetën.” [ Ebu Davudi, nr. 3592,3593]

Ibn Kajjim El Xheuzije

Tags:

Categories

Archives