Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Emocionet dhe klasifikimi i tyre 



Emocionet dhe klasifikimi i tyre 

Sot ne psikologji nuk ekziston ende një klasifikim i qendrueshem dhe pergjithesisht i pranuar i emocioneve.Sipas një klasifikimi te dhënë nga Lazarus(1993),emocionet klasifikohen ne 3 grupe kryesore:.

Emocionet Negative-zemërimi,ankthi(frika),turpi,pikellimi,xhelozia,ne vetvete.

Emocionet e Perziera-shpresa,keqardhja;.

Emocionet Pozitive-lumturia,mburrja,qetesimi,dashuria.

ZEMERIMI-mund te perjetohet si një pakenaqesi e zakonshme deri tek terbimi,me ç’rast individi nuk është ne gjendje ta kontrrolloj veten.Mund të ndodhë qe ne raste te tilla individi t’i kërcënohet ndonjë te afermi te vet,i cili ne fakt nuk është aspak fajtor për situaten e shkatuar.

GEZIMI -Njeriu zakonisht është i gezuar kur arrin suksese ne realizimin e qellimeve te veta,kur e kryen punën e tij me kenaqesi,kur është shendosh,kur dashuron dhe i ktheht dashuria nga personi përkatës etj.





HIDHERIMI-Paraqitet atëherë kur humbim diçka te rëndësishme për ne.Bie fjala femija hidhërohet nëse e humb lodren e tij.Ndërsa një i rritur hidhërohet nëse e humb një te aferm.Hidherimi shpesh shkrehet ne vaj nganjëherë shpreh edhe gezim ose ndonjë tronditje.

XHELOZIA-Ne thelb është pasiguri personale.Xhelozia lind ne ato raste kur personi,te cilin e dashurojme,kujdesin dhe dashurin nuk e drejton ndaj nesh por ndaj ndonjë personi tjetër.

PERQENDRIMI-Është gjendje emocionale te kendeshme ose te pakendeshme te cilat zgjasin relativisht shumë ,por nuk janë intensive.Disponimet tona nuk kanë te bëjnë me diçka konkrete dhe te caktuar,mirëpo ndikojne ne ne qe te marrim një qëndrim te caktuar ndaj njerëzve dhe realitetit ne përgjithësi.

PASIONI-Janë shprehi te formuara gjatë jetës te cilat percillen gjithmonë me emocione intensive.Ato ndikojne dukshëm ne sjelljen dhe veprimet e njerevze p.sh dikush ka pasion shkencen,diturine,sportin qe janë pasione Pozitive.Ekzistojne edhe pasione Negative si bixhozi,pija,duhani etj.





Categories

Archives