Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Embriologjia


Embriologjia


embriologjia

Disa vite me pare, nje grup studiuesish ne Riad, ne Arabine Saudite, mblodhen te gjitha versetet e Kuranit qe diskutonin embriologjine krijimin e njeriut ne miter. Ata thane kjo eshte cfare Kurani thote. A eshte kjo e vertete? Per te vertetuar kete ata ndoqen keshillen e Kuranit qe thote pyeti ata qe kane dituri. Qelloi qe ata zgjodhen nje jo-musliman i cili ishte profesor i embriologjise ne Universitetin e Torontos. Emri i tij ishte Keith Mur, dhe ai eshte autore i nje sere librash mbi embriologjine nje ekspert boteror mbi kete lende. Ata e ftuan ate ne Riad dhe thane: Kjo eshte cfare Kurani thote per kete teme. A eshte kjo e vertete? Çfare mund te na thoni per kete?

Gjate qendrimit te tij ne Riad, ata i dhane profesorit ndihmen e duhur me perkthimet dhe bashkepunimin qe ai kerkoi. Ne fund ai u çudit aq shume me ate qe zbuloi, sa qe ai nderroi edhe disa pjese nga librat e tij. Ne fakt, ne edicionin e dyte te njerit nga librat e tij, qe titulohet Perpara se te ishim Lindur…ne seksionin e historise se embriologjise ai perfshiu disa materiale qe nuk ishin ne edicionin e pare sepse cfare ai gjeti ne Kuran ishte me e avancuar sesa dija e tij dhe se ata qe besojne ne argumentet e Kuranit dine ate qe te tjeret nuk e dine. Une pata kenaqesine ta intervistoja Dr. Keith Mur per nje prezantim televiziv ne te cilin folem gjate mbi kete teme pati gjithashtu ilustrime te ndryshme me ane te projektorit etj. Gjate prezantimit ai tha qe shume nga ato çka Kurani thote mbi krijimin e njeriut nuk diheshin deri para 30 vjeteve. Ne fakt, ai tha qe pershkrimi i Kuranit per embrionin ne nje nga gradat e zhvillimit si gjak i ngjizur (si shushunje) ishte dicka e re per te, (Sure el-Haxh, 22:5; el-Muminune, 23:14; El-Gafir, 40:67) por pas kerkimit ai pa qe ajo ishte e vertete, dhe e shtoi ate ne librin e tij. Ai tha qe nuk e kishte menduar kurre nje diçka te tille. Me pas ai shkoi ne departamentin e zoologjise dhe kerkoi fotografine e nje shushunje. Kur ai e gjeti ate, e pa qe ajo dukej tamam si embrioni i njeriut, dhe per kete vendosi ti paraqese te dy fotografite ne nje nga librat e tij.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çfarë mund të bëjë depresioni dhe hidhërimi?

Megjithese shembulli i mesiperm i kerkimit te metejshem mbi informacionin e dhene ne Kuran i perket eksperiences se nje jo-muslimani, ai eshte perseri i vlefshem sepse vete profesori eshte nje nga ato qe kane dituri ne subjektin mbi te cilin behet studimi. Sikur nje njeri i thjeshte te thoshte qe ajo çka Kurani thote per formimin e njeriut eshte e vertete, ndoshta fjalet e tij nuk do te pranoheshin. Por, per arsye te pozites se larte, respektit dhe vleresimit qe njerezit ja shoqerojne studiuesve, do te ishte e natyrshme te mendohet qe nese ata do te benin nje kerkim dhe do te dilnin ne perfundime te bazuara ne kete kerkim, atehere perfundimet do te ishin te vlefshme.

image_pdf
Tags:

Categories

Archives