Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Elbasan, shkollë për të studiuar Islamin

Elbasan, shkollë për të studiuar Islamin

Me një financim prej 2,1 milion Euro të fondacionit “Rahma Mercy “, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, në qytetin e Elbasanit është ndërtuar së fundi një nga shkollat më bashkohore 9- vjeçare, e cila do të hapë dyert e saj fillimisht për 220 nxënës që do të ndjekin mësimet në këtë vit të ri arsimor.

elbasan fakultet

Në fundjavë, në prani të drejtuesve të pushtetit vendor dhe atij qëndror, u zhvillua edhe ceremonia e inaugurimit të saj.

 

Të pranishëm në këtë event, ish -nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku dhe ish zv/Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ardian Tana, vlerësuan këtë investim serioz në fushën e arsimit, i cili i është shtuar morisë së shkollave të tjera të kryeqendrës së arsimit shqiptar.

 

Shkolla ka 9 kate dhe është e pajisur me laboratorë shkencorë dhe me teknolgjinë më bashkëkohore. Ajo është konceptuar në llojin e “Rahma Academy “, ku ata që dëshirojnë mund të studiojnë edhe islamin.

 

Fondacioni “Rahma Mercy ” ka mundësuar realizimin e një numëri të madh investimesh të kushtueshme në Shqipëri jo vetëm në ndërtim ujësjellësash e kanalizimesh, por edhe në fushën e arsimit dhe në atë të mjekësisë.

 

Ndërkaq, ky fondacion mbështet që nga viti 1998 financiarisht të paktën edhe një mijë fëmijë jetimë, si dhe ka mundësuar ndërtimin edhe të dhjetra xhamive në qytete dhe fshatra të ndryshëm të zonave të thella malore të vendit. /trt/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kisha Katolike kunder armeve kimike

Categories

Archives