Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

El Afuv- El Gafur- El Gaffar (Mëkatfalësi, Falësi)

El Afuv- El Gafur- El Gaffar (Mëkatfalësi, Falësi)

El Afuv- El Gafur- El Gaffar (Mëkatfalësi, Falësi)

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu shlyen shumë të këqijat dhe fal mëkatet.” (Haxh, 60)
Gjithashtu thotë: “Pra, Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.” (Zumer, 5)
El Afuv, El Gafur, El Gaffar, i Cili vazhdon të jetë i njohur me faljen e mëkateve të robërve të Vet. Secili është i detyruar dhe ka nevojë për faljen e Allahut të Lartësuar, për mëshirën e Tij dhe për bujarinë e Tij. Ai (Allahu) ka premtuar falje për atë që merr shkaqet. Ai thotë: “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” (Taha, 82)
Allahu i Lartësuar vazhdon t’i falë mëkatet secilit që pendohet tek Ai. Në hadith qëndron: “O bir i Ademit, nëse vjen të më takosh me mëkate të mëdha sa toka dhe nëse vjen e më përulesh duke më njohur për të Vetëm, unë do të sjell ty falje po aq të madhe sa toka.”
Sa e gjerë është falja e Allahut të Lartësuar: “S’ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje…” (Nexhm, 32)
Allahu ka hapur shkaqet për arritjen e faljes së mëkateve përmes pendimit, kërkimit të faljes (istigfarit), besimit (imanit), veprave të mira, bamirësisë ndaj robërve të Allahut, faljes së tyre, mendimit të mirë për Allahun e të ngjashme me këto vepra, të cilat Allahu i Lartësuar i ka bërë afruese tek Ai.

Categories

Archives