Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ekzluzive teksti i plotë i Deklaratës së Hoxhallarëve në Lidhje me Ngjarjet e Fundit.


Ekzluzive teksti i plotë i Deklaratës së Hoxhallarëve në Lidhje me Ngjarjet e Fundit.


shqiperia

Ekzluzive teksti i plotë i Deklaratës së Hoxhallarëve në Lidhje me Ngjarjet e Fundit.

Me Emrin e Allahut te Gjithemeshirshmit Meshirues.
Ne hoxhallarët shqiptarë të poshtëshënuar, kemi ndjekur me vëmendje e shqetësim realitetin e krijuar me arrestimin e tetë besimtarëve, prej tyre dy prijës fetar, nën akuzën e terrorizmit. Nuk ka dyshim se ngjarje të tilla na trishtojnë dhe na bëjnë të ndjejmë keqardhje të thellë që ato bëhen pjesë e realitetit tonë. Keqardhja jone forcohet kur akuzat e personave të arrestuar, po rëndojnë edhe mbi të gjithë bashkësinë, duke bërë që shumë njerëz, të vetëdijshëm apo jo, ta identifikojnë atë me individë që nuk përfaqësojnë të gjithë bashkësinë. Theksojmë se është e ditur nga gjithkush, se feja Islame nuk ka kurrfarë lidhje me terrorizmin, agresivitetin apo qëndrime anarkiste kundër ligjit dhe rendit publik. Identifikimi i të gjithë muslimanëve shqiptarë, me veprimet individuale të dikujt, të kontestuar mbi të gjitha nga vetë komuniteti i tyre, përbën një përpjekje jo të sinqertë e cilat me dashje apo pa dashje përbalt një entitet themelor për këtë vend. Ne besojmë se muslimani është i obliguar të mësojë artin e të jetuarit në një shoqëri, të cilën duhet ta pranojë me anët e saj pozitive dhe negative të saj dhe të kontribuojë me të gjitha mundësitë e tij në kultivimin e virtyteve morale dhe përmirësimin e saj të gjithanshëm. Islami na ka urdhëruar të jemi të drejtë e të bashkëjetojmë, që 1400 vjet më parë, në shembullin frymëzues të profetit tonë Muhamedit (bekimet e Zotit qofshin mbi të). Ne dënojmë çdo përpjekje për të sfiduar shtetin dhe ligjet e tij, si veprim i papjekur dhe i pajustifikuar në fenë tonë, i cili çon në shkatërrimin e themeleve të shoqërisë. Ata që veprojnë kështu, nuk arrijnë të ndajnë dot shtetin nga pushteti dhe kjo padituri i dërgon në veprime të papërgjegjshme. Duhet thënë se, qëndrime të tilla i kemi mbajtur në konsekuencë që herët, duke këshilluar dhe dënuar idetë e gabuara, e jo vetëm ne, por edhe shumë imamë të tjerë e shërbyes të fesë Islame, që për arsye kohe nuk firmosën këtë deklaratë. Ritheksojmë se ata njerëz që kanë shkuar atje duke përligjur këtë veprim janë treguar kokëfortë, nuk na kanë dëgjuar dhe nuk kanë reflektuar si duhet mbi kuptimin e drejtë që feja ka mbi problemet që ata trajtojnë, pa dyshim se përgjegjësi mbajnë edhe ata që i indoktrinojnë apo rekrutojnë, jashtë çdo konsulence islame, duke i orientuar besimtarët për të ndërmarrë veprime të tilla që dëmtojnë shumë në shoqërinë shqiptare botëkuptimin e saktë mbi Islamin. Megjithatë, gjykojmë se çdo kush meriton një gjykim të drejtë e të paanshëm, si qytetar i këtij vendi, në pavarësi nga qëndrimet e tij ndaj ligjit edhe shtetit shqiptar. Siç edhe e sanksionon edhe feja jonë, çdo njeri meriton të trajtohet me dinjitet, në pavarësi të veprës penale që mund të ketë kryer, për të cilën duhet të përgjigjet përpara ligjit. Konsumimi i një vepre penale nuk e shlyen detyrimin tonë dhe të institucioneve shtetërore për t’a trajtuar individin me dinjitet. Sulmet kolektive me terma agresivë që po bëhen sot për këta njerëz që janë në proces e sipër, nuk përkojnë me vlerat që duhet të dëshmojë një shoqëri që respekton lirinë dhe dinjitetin e njeriut. Me keqardhje konstatojmë ndër të tjera se kjo ngjarje po krijon një klimë armiqësore ndaj fesë Islame. Kësaj klime i kanë shërbyer edhe intelektualë e media të ndryshme, të cilët, të motivuar prej skupit dhe shitjes së lajmit, por jo rrallë edhe prej paditurisë, jo profesionalizmit e madje edhe keqdashjes, po ushqejnë antiislamizmin e islamofobinë. Mënyra e trajtimit të lajmeve në mjaft raste duket sikur po kërkon të përhapë panik në mes njerëzve, ndërsa shumë opinionistë po flasin me një gjuhë aspak të përgjegjshme, që sjell vetëm indinjatë. Kjo shpjegon edhe shpërthimin e frikshëm të gjuhës së urrejtjes nëpër blogje e komente të shumta, të cilat kanë prodhuar tashmë një mjedis të tensionuar. Shteti shqiptar do të duhej të tregohej mbi të gjitha i kujdesshëm, duke vepruar me maturi, për të mos lënë pasoja më të rënda se ato që po kërkon të shërojë. Nuk kish arsye që operacioni të ishte kaq spektakolar, që medias t’i ofrohej kaq shumë material, që në shumë rast është ende i pavërtetuar e që më shumë shton panikun e paragjykimet sesa informon publikun. Të gjitha këto, jo vetëm që nuk i shërbejnë solidaritetit shoqëror duke nxitur konfliktualitet, por dëmtojnë edhe vetë procesin gjyqësor, duke rritur ndjeshmërinë ndaj tij, gjë që vështirëson mundësitë për një proces të drejtë e objektiv. Në këto kushte shpresojmë që procesi të normalizohet pas rënies së habisë mediatike të shfaqur në fillim, duke i lënë vendin maturisë dhe seriozitetit, në mënyrë që të mund të zhbëhet sa më shumë nga e keqja e krijuar. Shteti, mediat dhe shoqëria civile duhet të kuptojnë se duhet të kontribuojnë në krijimin e kushteve për një marrëdhënie të shëndetshme të shoqërisë me fetë, e jo në të kundërtën, t’i fryjnë antagonizmave që kërcënojnë ekuilibrat shoqërorë. Vlen të theksohet se muslimanët shqiptarë janë pjesë integrale e kësaj shoqërie, si një komunitet me kontribute të jashtëzakonshme që në krijimin shtetit shqiptar. Muslimanët shqiptarë, së bashku me shumë përfaqësues të besimeve të tjera, kanë qenë themelues të këtij shteti, si dhe luftëtarë të flaktë për krijimin e tij. Ky vend ia ka dalë të formohet e të mbijetojë falë kontributit të vyer të muslimanëve shqiptarë, shumë prej të cilëve kanë qenë klerikë, e që kanë sakrifikuar gjithçka për këtë komb. Për këtë arsye, ata që sot mundohen të përjashtojnë apo izolojnë muslimanët nga kjo shoqëri, përveçse përshfaqin një nga format më të liga të racizmit po minojnë gjithashtu themelet mbi të cilat ajo është ngritur. Shpresojmë që kjo deklaratë të sqaroje sadopak opinion në lidhje me situatën e krijuar.
Ju Faleminderit.
Neshkruesit e kesaj deklarate ( sipas renditjes alfabetike ).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Apel myslimanëve shqiptarë!

1. Agim Duka
2. Ahmed Kalaja
3. Altin Cullai
4. Altin Plumbi
5. Arjan Haskasa
6. Arjan Kuteli
7. Arben Ramkaj
8. Arenc Gjevori
9. Azem Bardhoshi
10. Behar Qosja
11. Besim Nuzi
12. Besim Dervishi
13. Besnik Mollosi
14. Bilal Shkrepi
15. Bledar Haxhiu
16. Bledi Ali
17. Dashnor Karaboja
18. Durim Aliaj
19. Dritan Rrahmani
20. Edmond Cifliku
21. Eduart Gjediku
22. Eduart Jaho
23. Emrim Koci
24. Emin Bilali
25. Esat Gjokja
26. Fadil Bardhoshi
27. Fatjon Isufi
28. Fatmir Bajrami
29. Fatmir Gjediku
30. Festim Doka
31. Flori Kola
32. Gazmir Rrustaj
33. Gezim Shahu
34. Gezim Karaj
35. Genc Plumbi
36. Gentian Uku
37. Haxhi Gjediku
38. Irfan Tota
39. Justinian Topulli
40. Kastriot Bardhi
41. Migen Matraku
42. Mitat Daja
43. Muhamed Estrefi
44. Muhamed Mata
45. Murat Basha
46. Mustafa Terniqi
47. Neki Kaloshi
48. Pellumb Bajrami
49. Renato Numanaj
50. Rifat Bajrami
51. Ruzhdi Plangaj
52. Sadik h 53. Sali Bardhoshi
54. Sokol Kondakci
55. Sulejman Rustemi
56. Shaqir Shahu
57. Shuajb Rexha
58. Uthman Agolli
59. Vendim Plaku
60. Kastriot Bardhi
61. Kujtim Hasani
62. Ylber Tafa
63. Ylli Buraniqi
64. Ylli Rama

Ps; Kesaj deklarate i jane bashkangjitur edhe hoxhallare te tjere te cilet jane shprehur se jane plotesisht dakort me te mirepo per arsye personale nuk e pane te nevojshme qe te shfaqen emrat e tyre .

Categories

Archives