Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ekziston jeta pas vdekjes?

Ekziston jeta pas vdekjes?

 
jeta pas vdekjes

Të gjithë te dërguarit e Allahut kanë thirrur njerëzimin te adhurojnë Allahun dhe te besojnë jetën pas vdekjes. Ata e kanë theksuar aq shumë këtë besimin për jetën pas vdekjes sa qe edhe një dyshim i vogël ne te do të thoshte mohimi i Zotit dhe i bënte besimet tjera te pakuptimta. Fakti me i mirë për këtë se te gjithë te dërguarit kanë marr pjesë ne këtë pyetje metafizike t gjetes pas vdekjes siç ishte proklamuar nga ata, ishte e njëjte ,Ne dimë se këta te dërguar te Allahut janë kundërshtuar shumë nga popujt e tyre , posaçërisht ne çështjen “Jeta pas vdekjes”, siç mendonin ata se është e pamundshme, Por pa marr parasysh opozitën, Të dërguarit kanë fituar shumë pasues te sinqertë.

Parashtrohet pyetja: Çfarë i bëri këta pasues te braktisin besimet e mëparshme ,traditat dhe zakonet e paraardhëseve të tyre, pamevaresisht rrezikut te jenë totalisht te armiqësuar nga komuniteti i tyre? Përgjigja është e thjeshtë: Ata përdoren aftësitë e tyre mendore dhe zemrën dhe e kuptuan te vërteten.

E kuptuan te vërtetën përmes vetëdijës se tyre te lartë? Nuk munden. Si një eksperiencë perceptuese te jetës pas vdekjes është e pamundshme. Allahu i dha njeriut përveç ndërgjegjen e kuptimit ,atë te arsyeshmerie, estetikes dhe ndërgjegjes morale. Është kjo ndërgjegje e cila e drejton njeriun pa marr parasysh realitetin i cili nuk mund te verifikohet përmes te dhënave ne shqisa. Për këtë te gjithë pejgamberet e Allahut gjersa thirnin njerëzit ne besim te Allahu apelonin ne ndërgjegjen e përsiatjes,moralit dhe estetikes se njeriut.

Kur’ani shumë qartazi tregon se Pabesimtaret nuk kanë bazament për mohimin e jetës pas vdekjes. Është e bazuar ne supozim te pastër:

Ekziston jeta pas vdekjes

Shpjegimi qe Kur’ani jep për domosdoshmërinë e jetës pas vdekjes është çfarë kërkon vetëdija morale e njeriut. Faktikisht, nëse nuk ka jetë pas vdekjes, do të ishte një Zot i padrejte dhe mospërfillës, te krijoj njeriun njëherë dhe pastaj mos te kujdeset për të ardhmën e tij.Natyrisht , Zoti vetëm është, Ai do i dënoj tiranët, krimet e te cilëve kanë kaluar numrat 0 duke torturuar dhe vrarë mijëra njerëz te pafajshëm, duke krijuar një korrupsion te madhe ne shoqëri, duke i skllavëruar njerëzit për te qenë servues te tekave të tyre, etj. Për shkak se njeriu ka një jetë te shkurtër ne këtë botë dhe për shkak se individë te shumte kanë vuajtur nga aksionet e tjetrit dënimet dhe shpërblimet adekuate nuk janë te mundura ne këtë jetë. A mund te jenë te barabarte i drejti dhe i miri me te ligun dhe mëkatarin? Morali ,esteti dhe aftësia e te gjykuarit te një njeri e largon këtë logjike dhe verteton perspektiven e jetës pas vdekjes. Allahu e vërteton këtë te vërtet ne Kur’an:

A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? [23:115]

Poashtu:

Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan. A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrimë në tokë, apo do t’i konsiderojnë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë? [38:27-28]

Një shkrim tjetër i dobishëm  Duaja e Zekerias që Allahu ti dhuronte një djalë!

Poashtu:

A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t’u shpërblyer secilit njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë. [45:21-22]

Gjithashtu:

Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre, pa një qëllim. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë. [44:38]

Kurani këmbëngul te dhënat se dita e gjykimit do të vijë dhe Allahu do vendos për të ardhmën e çdo shpirti ne baze te punëve qe ka bërë:

E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kiameti!” Thuaj: “Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”. (Janë të shënuara) Që t’i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë. Ata që u përpoqën t’i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm. [34:3-4-5]

Dita e ringjalljes do të jetë dita kur atributet e Allahut te drejtësisë dhe mëshirës do të kenë një paraqitje te plotë. Allahu do i mëshiroj ne ata qe u provuan për hirë te Tij ne jetën e kësaj botë duke besuar se lumturia e përhershme ishte përgatitur për ta. Por për abuzuesit e te mirave te Allahut, duke mos qare kokën se çfarë do i sjelle jeta , do të jenë ne gjendjen ne gjendje te tmerrshme. Për te njxerrur një krahasim ne mes tyre , Kur’ani thotë:

A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për Xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jetë, kurse në ditën e kiametit ai do të jetë prej të dënuarve? [28:61]

Besimi ne jetën pas vdekjes jo vetëm qe garanton sukses pas kësaj jetë por gjithashtu e bën këtë botë te kënaqshme dhe ne paqe duke i bërë individët me te pergjegjeshem dhe me te ngarkuar ne aktivitet e tyre

Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne [21:35]

Categories

Archives