Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ekzistenca e jetës mikroskopike


Ekzistenca e jetës mikroskopike


asian_male_scientist_looking_into_microscope_BLD059302I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë. (Kur’an, 36:36)

 …e Ai krijon çka ju (tash) nuk dini. (Kur’an, 16:8)

Ajetet e mësipërme tregojnë ekzistimin e formave të jetës të panjohura për njerëzit në kohën e shpalljes së Kur’anit. Në të vërtetë, me zbulimin e mikroskopit janë zbuluar edhe krijesa të reja tepër të vogla për t’u parë nga syri i njeriut. Njerëzit pra kanë filluar të mësojnë rreth ekzistencës së këtyre formave jetësore, të treguara në Kur’an. Ajete të tjera që tregojnë për ekzistencën e mikroorganizmave, të cilët janë të padukshme për syrin e njeriut dhe në përgjithësi përbëhen nga një qelizë e vetme, shpall:

…Atij nuk mund t’i shihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”. (Kur’an, 34:3)

…Zotit tënd nuk mund t’i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt. (Kur’an, 10:61)

Janë 20 herë më shumë anëtarë të kësaj bote sekrete që është e përhapur në të gjithë planetin, me fjalë tjera mikroorganizma, se sa që ka kafshë në Tokë. Këto mikroorganizma, të padukshëm për syrin e njeriut, përfshijnë bakteriet, virusat, kërpudhat, algat dhe Acarina (merimanga). Ata gjithashtu përbëjnë një element të rëndësishëm në ekuilibrin e jetës në Tokë. Për shembull cikli i azotit, një nga përbërësit themelor të formimit të jetës në Tokë, mundësohet nga bakteria. Kërpudhat burimore janë elementi më i rëndësishëm në bimët që mundësojnë marrjen e mineraleve nga toka. Bakteriet në gjuhën tonë parandalojnë helmimin nga ushqimi që përmban nitrate, të tilla si sallatat dhe mishi. Në të njëjtën kohë, disa bakterie dhe alga specifike posedojnë aftësinë për të bërë fotosintezën, elementin themelor në jetën e Tokës, dhe t’a ndajnë këtë detyre me bimët. Disa anëtarë të familjes Acarina tretin substancat organike dhe i kthejnë ato në ushqime të përshtatshme për bimët. Siç e kemi parë, këto forma të imta jetësore, për të cilat kemi mësuar vetëm përmes paisjeve moderne teknologjike, janë thelbësore për jetën e njeriut.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Nigeri, krishterët me të madhe konvertohen në Islam

Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Kur’ani tregoi për ekzistencën e gjallesave përtej atyre që mund të shihen me sy të lirë. Kjo është edhe një mrekulli mbresëlënëse e përfshirë në ajetet e Kur’anit.

Categories

Archives