Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ekspertët: Fenomeni i vetëvrasjeve të merret seriozisht

Ekspertët: Fenomeni i vetëvrasjeve të merret seriozisht

vetvrasje

Kohëve të fundit vetëvrasjet paraqesin edhe një sfidë të vërtetë për institucionet sociale dhe ato fetare, të cilat, si duket po e humbin luftën me këtë fenomen, i cili dita ditës shënon rritje.

Kohëve të fundit vetëvrasjet paraqesin edhe një sfidë të vërtetë për institucionet sociale dhe ato fetare, të cilat, si duket po e humbin luftën me këtë fenomen, i cili dita ditës shënon rritje.

Rritet numri i vetëvrasjeve në luginën e Pollogut, në krahasim me vitin e kaluar. Këtë vit, deri më tani janë shënuar tre vetëvrasje më shumë se sa në gjithë vitin e kaluar. Psikologët, për këtë fenomen shprehen se shkaqet që çojnë deri te vetvrasjet janë të shumta, duke filluar nga moskujdesi familjar, shëndetësor si dhe kriza ekonomike që sjell mossuksesin.

Por, mjeku Musli Ferati, dështimin nuk e sheh tek arsyet për sjelljen e kësaj dukurie, por te mossuksesi i institucioneve përgjegjëse për t’i parandaluar ato. Të parandalohet në kuptimin absolut nuk ka mundësi, por mund të kufizohet ekspanzioni, që të mos vijë deri te një epidemi e vërtetë suicidale”, thotë psikiatri Musli Ferati.

Nga ana tjetër, nga Sektori i Punëve të Brendëshme të Tetovës, shprehen se, përveç 14 vetëvrasjeve që tanimë kanë ndodhur nga janari i këtij viti, me rëndësi është të përmendet se, ka pasur edhe mbi 20 tentime për vetëvrasje. “Gjithsej janë regjistruar 12 vetëvrasje, 8 në Tetovë dhe të tjerat në rrethinë dhe në Gostivar, apo tre më shumë se sa gjatë gjithë vitit të kaluar. Veç kësaj, në këtë periudhë janë regjistruar edhe 20 tentime për vetëvrasje, sidomos në rrethin e Gostivarit, edhe atë helmime me hapa, preparate higjienike dhe toksina të tjera. Shumica e atyre që kryen vetëvrasje këtë vit janë burra deri në moshën 30 vjeçe, ndërsa më i riu që i mori jetën vetes ishte një 12 vjeçar. Shkaqet më të shpeshta të vetëvrasjeve janë sëmundjet shpirtërore apo mentale, mosmarrëveshjet familjare, çështjet e dashurisë, sëmundjet, etj”, thotë zëdhënësi i SPB-Tetovë Marjan Josifofski. /Portalb

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të shërohem me vaj ulliri?

Categories

Archives