Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Eksluzive: Çka debatuan izraelitët para zgjedhjeve në Egjipt

Eksluzive: Çka debatuan izraelitët para zgjedhjeve në Egjipt

eksluzive debati

Kryeministri Turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmeroi dje se eshte ne dijeni që Izraeli qëndron prapa grushtit të shtetit në Egjipt, dhe se kjo ishte planifikuar kohë më parë. Ndërsa videoja në vijim, e përkthyer edhe në gjuhën shqipe, flet qartë se diplomatët izraelit ishin përgatitur për një intervenim, nëse Vëllazëria Myslimane fiton zgjedhjet në Egjipt.

Në video shihet Dialogu në mes të Ministres së Drejtësisë izraelite, Tzipi Livni dhe shkrimtarit francez Bernard Henri Levy.

PYETJA E GAZETARIT – Ta zëmë se jemi në muajin shtator, dhe tani po mbahen zgjedhje në Egjipt, dhe ta zëmë se Vëllazëria Myslimane fitoi shumicën e votave për Parlament. Çfarë do të ishte qëndrimi juaj, a mendoni që forcat militare të regjimit duhet të parandalojnë Vëllazërinë nga marrja në dorë e pushtetetit në Egjipt, ashtu siç ndodhi në Algjeri? Apo duhet të luajmë lojën demokratike dhe ta lejojmë Vëllazërinë Myslimane të fitojë ashtu siç ndodhi me Hamasin në Gaza.

PANELISTI – Unë kam një qëndrim për ngjarjet në Algjeri gjatë vitit 1992. Unë kam favorizuar internevimin (me forcë) ndaj procesit të zgjedhjeve. Kjo pasi grupet islame atje ishin në kundërshtim me demokracinë. Të njëjtin mendim e ndaj për Gazan, aty kishte një grusht shtet, një grusht shtet demokratik (me zgjedhje) por është përsëri grusht shtet. Nëse Vëllazëria Myslimane hyn në zgjedhjet e Egjiptit, atëherë sipas demokracisë, ata mund të hyjnë në zgjedhje. Por po ju kujtoj se demokracia nuk është vetëm zgjedhje, por vlera. Barak Obama e ka përdorur rrugën e Monteskies. Pra duhen të dyja, edhe demokraci edhe vlera. Por unë po vëj bast, (po e përsëris se nuk jam ekspert për Egjiptin), basti im është se atmosfera e re që po ndihet në Egjipt nuk do ti favorizojë Vëllezërit Mysliman. Unë nuk u besoj teorive që ndihen aty-këtu, se Vëllezërit janë e vetmja forcë e organizuar që do të jenë në gjendje ta marrin nën kontroll situatën. Gazetari: Të lutem, të jemi të qartë, nëse ata fitojnë zgjedhjet në mënyrë legjislative, a do të urdhëronit përdorimin e ushtrisë që të mos i lejoni ata në pushtet? Unë do të urdhëroja parandalimin e tyre nga ardhja në pushtet. Tzipni Livni (ministreja izraelite e drejtësisë) ndërhyn: Sipas kodeve ndërkombëtare!/mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Myftiu Tërnava takoi kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Categories

Archives