Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ekskluzive: Ja si i vret ushtria egjiptiane mercenarët e vet


Ekskluzive: Ja si i vret ushtria egjiptiane mercenarët e vet


egjipt

Intervista në vijim paraqet fakte rreth vrasjes së mercenarëve të ushtrisë egjiptiane, pasi ata kishin refuzuar të vrisnin civilët që po protestonin kundër grusht shtetit ushtarak.

Ky rrëfim ka të bëjë me Hamdi Huseinin. Hamdi ishte një snajperist i cili pranoi se ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra personave në sheshin Rabba el Adevije.

Hamdi ishte vrarë pas një bastisje policore në fshatin e tij. Një i afërm i tij, Osman Hamidah rrëfen se si Hamdi u rekrutua nga ushtria, për tu bërë më pas mercenar i forcave të grusht shtetit.

“Hamdi ishte një burrë i ri nga fshati. Ai kishte kushte të shkëlqyera, dhe ishte i aftë në të gjitha fushat. Një ditë, ai u ul me mua dhe më rrëfeu se si gjuajti me snajper në drejtim të protestuesve paqësorë në Rabia dhe se ishte shumë i trishtuar për veprimet që kishte bërë. Ai tha se kishte vrarë tetë njerëz. Ata (eprorët e tij) i kishin thënë atij se në qoftë se nuk i vret këta njerëz, atëherë ne do të vrasim ty dhe askush nuk do të marr vesh asgjë rreth teje.”

“Snajperstët janë në monitorim të vazhdueshëm nga shteti. Hamdi ishte një burrë i ri i cili njihej në fshat për aftësitë e tij në shejtari, ai ishte një shejtar i mirë. Në ministrinë e brendshme, atij ia kishin vënë nofkën “gjujtes i pellumbave”. Më 23 shtator, policia bastisi fshatin. Shumë njerëz në fshat ishin sulmuar duke përfshirë fëmijët dhe të moshuarit. Forcat policore ndaluan cdo person me mjekër që u dilte përpara.

Pse u vra dhe nuk u arrestua ?

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Kur ata e arrestuan, ai ishte gjallë, policia e lan të vdekur motrën e tij binjake, derisa ajo u përpoq të mbrojë vëllanë e saj. Ata ja vranë motrën pavarësisht nga fakti se ajo nuk e kishte sulmuar askënd. Derisa ajo u vra, po e mbante pranë vetes fëmijën e saj 8 muajsh. Ata gjithashtu qëlluan Hamdin por vetëm në këmbë. E morën të gjallë dhe ishte i plagosur vetëm në këmbë. Kur familja e tij mori motrën e tij të vdekur nga spitali, nuk gjetën Hamdi , i cili ishte kapur i plagosur nga policia. Më pas, natën, në oborrin e shtëpisë u gjet kufoma e pajetë e Hamdit. Ai kishte një plumb në zemër. Kur familja kërkoi leje me shkrim për ta varrosur, prokurori u tha atyre se nëse ata donin që ti varrosnin në varrezat e fshatit, ata duhej nënshkruar një raport, i cili thotë se të dy binjakët e vdekur kishin vrarë njëri-tjetrin në një grindje familjare. Policia donin ta likuidonin, e jo ta arrestonin. Ata gjithashtu donin të vranin xhaxhain e tij Shaban Huseini, për shkak se ai dinte shumë sekrete rreth tyre. Kjo është arsyeja pse ata e plagosen dhe me pas e arrestuan xhaxhain e tij, rreth te cilit nuk dihet asgje.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Skandal: Policia gjermane ka rrahur të rinjtë muslimanë

Por policia nuk ndaloi me kaq. Ata kanë sulmuar shtëpitë dhe fermat përreth fshatit. Ata gjuanin në ajër për të trembur njerëzit. Ata nuk përdorin automjete policore apo ushtarake, por vetura civile të pashënuara. /mesazhi/

Categories

Archives