Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

I djeguri në hotel Granit është Ruhi Bakiu?

I djeguri në hotel Granit është Ruhi Bakiu?

Policia nuk konfirmon as nuk e mohon këtë informatë

Personi i gjetur i vdekur në flakët që kanë kapluar dje hotel Granit në Kodrën e Diellit, mësohet se është Ruhi Bakiu. Policia nuk konfirmon as nuk e mohon këtë informatë, duke sugjeruar që deri në fund të presim të bëhen hetimet dhe më pas të publikohet emri i personit në fjalë.

ruhi bakiu

Bakiu disa herë gjatë këtij viti prononcoi tentime për presion dhe atentat ndaj tij. Në shkurt të këtij viti ai pohonte se ka qenë i kindapuar nga persona të panjohur, ndërsa në mars pësoi një aksident të rëndë trafiku, për të cilin thoshte se është shkaktuar nga persona të tjerë. Ai në opinion njihet me reagimet e tij kritike ndaj punës së këtij trupi rregullator të energjetikës që kishin të bëjnë me shtrenjtimit e karburanteve dhe në  veçanti me rregulloren  lidhur me ngrohjes qendrore.

Zjarr i fuqishëm ka përfshirë të martën në mesditë  në hotelin Granit që gjendet në qendrën rekreative Kodra e Diellit në Tetovë. Sipas informatave paraprake, zjarri fillimisht ka kapluar pjesën e restorantit, kurse më pas është përhapur në tërë objektin duke përfshirë edhe pullazin. Zjarri, sipas informatave jozyrtare, ka shpërthyer në brendi dhe në atë moment në objekt nuk ka qenë askush në brendi të hotelit. Herën e fundit kur pronarët kanë vizituar hotelin ka qenë dita e enjte dhe nga atëherë objekti ka qenë i mbyllur.

Pas shpërthimit të zjarrit është njoftuar njësia e zjarrfikësve të cilët janë drejtuar me automjete që të shuajnë zjarrin.  Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 10 zjarrfikës të cilët kanë luftuar me zjarrin më shumë se dy orë, pas çka i njëjti është vënë nën kontroll. /Portalb/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ahmeti: Unë mund dhe ta prishi çështjen e emrit

Categories

Archives