Monday, 22/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ejakulim (dalja e spermës) i parakohshëm “ep”


Ejakulim (dalja e spermës) i parakohshëm “ep”


ejakulim


Definicioni, shkaqet, trajtimi !



DEFINICIONI
Është pothuajse e pamundur për të marrë një përkufizim të saktë ejakulimit parakohshem: atë që disa çifte e konsiderojnë një gjatësi të kënaqshme të raportit seksual munde të jetë shumë e papërshtatshme për të tjerët.
Në vitin 2006 Kongresi i Shoqërisë Evropiane për Mjekesine seksuale ,ne një gazetë kërkimi amerikane raportone:
* Koha mesatare e qëndrueshme e njerëzve me EP ishte 1,8 minuta.
* ‘burrat normale’ zgjatin një mesatare prej 7,3 minuta.

Por ka pas meshkuj të cilët pohuan se kanë dalje sperme te parakohshme, por që mund të zgjasin raportin seksual deri në 25 minuta. Kjo qartë tregon se njerëzit kanë gjeresisht ide të ndryshme dhe pervoja te ndryshme për atë që është normale.

Në Kongresin e njëjtë, Profesor Waldinger raportoi se 2,5 për qind e njerëzve mund të mos e kalojn nje kohe prej 90 sekonda brenda vaginës.
Keta meshkuj padyshim kanë EP.
Si një përkufizim i punës, në qoftë se ju ose partneri juaj mendoni se orgazma po ndodh shumë shpejt, atëherë ka të ngjarë se është një shkallë e caktuar e EP.
1 – “Një person i cili ejakulon para se partneri i tij e kërkon që ai të ejakulon ose para se ai vete e deshiron te ejakuloj.
2 – ” ejakulim perzistente ose rekurente me stimulim minimal seksual para, në, ose menjëherë pas penetrimit dhe para se personi e dëshiron atë.”
Te dhënat e rasteve mjekësore të ejackulimit te parakoshem tregojnë këto shifra të pakenaqshme:

•-Meshkujt që ejakulojne para kontaktit penis- vagine, janë 15%
•-Meshkujt që ejakulojne në minutën e parë të depërtimit, janë 53%
•-Meshkujt që ejakulojne pas dy minutash te depërtimit, janë 25%
•-Meshkujt që ejakulojne pas tre minutash te depërtimit, janë 17%
•-Meshkujt që ejakulojne pas pesë minuta e depërtimit, janë 13%
•-Meshkujt që ejakulojne pas dhjetë minutave të depërtimit, janë 7%
•-Meshkujt që ejakulojne pas pesëmbëdhjetë minuta e depërtimit, janë 3%
•-Meshkujt që ejakulojne me vullnetin e tyre, janë 0,1%
•-Meshkujt që nuk pëlqejn të ejakulojne, jane 0,01%
(Dr.Paulo Amino)

Sipas librit “Si ta kapërcejm ejakulimin(daljen e sperms) e parakohshme”(“How To Overcome Premature Ejaculation”), ata vlerësojnë se 75 për qind e burrave në SHBA derdh në më pak se dy minuta pas depërtimit.

SHKAQET

Në shumicën e rasteve ejakulimi i parakohshem ka rëndësi, sepse kjo i bën njerëzit të pakënaqur dhe të frustruar.
Dhe në raste të rënda mund të kërcënojnë ose edhe rrënoj një martese – thjesht sepse prishe jetën seksuale të dy partnerëve.
Ndonjëherë, gjendja është aq e keqe sa qe njeriu nuk mund të ketë marrëdhënie seksuale për shkak se ai ejakulon para se ai mund të depertoje në vaginë. Kjo mund të jetë shkatërruese për vetë një njeri i cili pastaj kaplohet nga mosbesimi ne vetvete.
Dhe kjo mund të jetë tepër frustruese dhe bezdisshëm për partnerin e tij – veçanërisht në qoftë se ajo dëshiron të mbetet me barrë.

Ejakulimi i parakohshem është një ankesë e zakonshme.
Kjo vetem shume rrallë shkaktohet nga një problem fizik.
Ejakulimi i parakohshem në fillimin e një marrëdhënie më shpesh shkaktohet nga ankthi dhe stimulimi i shumtë. Faj munde te kene edhe faktorë të tjerë psikologjik ku mund të jenë të përfshira:
• Si pasoje e efektit qe ka masturbimi i tepruar.
• Hipersensitiviteti e gjëndërs se prostatës.
• Takimi i parë seksual “Jo-i mirë” .
• Glans (maja e penisit) tepër i ndjeshëm.
• Ngushtësia vaginale.
• Hipersensitiviteti.
• Alkoolizmi.
•Ankthi.

Egzaminimet dhe testet

Zakonisht nuk ka teste apo analiza te cilat udhezojne apo shfaqin, tregojne per kete gjendje.
Ofruesi i kujdesit shëndetësor mund të merr më shumë informacion të dobishëm nga intervista e bere me personin ose çiftin.

Efektet e këqija te EP tek Mashkulli:

• Ngushellohet me lehtësim të përkohshëm.
• Përkeqëson problemin e tij.
• Mbetet ne ankth.
• Nxitet keq e më keq.
• Vetë-respekti humbet.
• Shmang kontaktet seksuale.
• Bëhet përkohësisht impotent .
• Humbe harmonin me gruan e tij.

Efektet e keqija te ejakulimit te parakohshem te mashkullit për femrat:

• Pëson trauma emocionale.
• Mbetet në depresion.
• Bëhet grindavece.
• Çështjet e vogla i bën gjëra të medha.
• Shmanget nga seksi .
• Shkatërron harmonin me burrin e saj.
• Bëhet jo-serioze për marrëdhënie.
MEGJITHATE, është e rëndësishme për ju të dini se GJITHA llojet ejakulimit te parakohshem mund të riparohen, sherohen.
JU nuk jeni vetëm me problemet e tua.
JU mund të mësoni teknika sakta te derdhjes se parakohshme që do të dote ndalojn derdhjen e parakohshme.

TRAJTIMET DHE BARNAT

Trajtimi për raste të lehta

Nëse keni EP shumë te lehte – për shembull, ju mund ta zgjasni kontaktin intim pesë minuta, por do të donit te keni nje kohezgjatje deri 10 minuta, ndoshta nuk ka ndonje aresy te forte per te shkuar te mjeku.
Pse? Sepse ju duhet të jeni në gjendje për të përmirësuar ceshtjen e kohezgjatjes me teknikat e thjeshta të zbavitjes.
Kjo do të thotë: ktheni mendjen tuaj në diçka tjetër kur ju kuptoni që orgazma është afër. Për shembull, ju mund të mendoni për diçka krejtësisht të palidhur me seksin ose mbajeni veten me durim.

Xhel anestetik lokal

Disa njerëz mundohen të trajtojne veten me një xhel te anestezisë lokale që aplikohet në boshtin e penisit pak para raportit seksual.
Ky produkt është shpallur në publik si një mënyrë e mirë për të “shuar ‘ndjesite seksuale në penis.
Ne nuk e këshillojmë përdorimin e ketij xheli sepse anestezia lokale mund të zbeh (topit,dobsoj) ndjesite seksuale për partneren tuaj.
Ajo gjithashtu mund të shkaktojë një reagim te dhimbshëm në lëkurën tuaj ose te partnerja, me kruajtje intensive, skuqje dhe ulcera (shq. te thate-ang. sorennes)

Prezervativ per dashuri te gjate

Shkencëtarët gjermanë kanë dalë me një qasje pak të ndryshme që nuk do të shkaktonte iritim vaginal.
Është quajtur “prezervativ per dashuri te gjate’ dhe ai përmban një anestezi lokale (benzocaine) brenda tij.
Prezervativet per dashuri te gjate janë tani duke u shitur në shumë vende, me një shumëllojshmëri te emrave dhe të markave.
Disa pacientë meshkuj kanë thënë se qendrojn me gjate me keta prezervativ, por perdoruesi është ende në rrezik për një reagim ndjeshmërie të benzocaines.

Trajtimi për rastet më të rënda
Nëse EP, ju shkakton probleme të rëndësishme, atehere është mirë per ju të këshilloheni me një ekspert për trajtim me te plote.

Teknika e shtrydhjes

Doktori juaj mund t’ju udhëzojë ju dhe partnerin tuaj në përdorimin e një metode të quajtur teknikëe shtrydhjes.
Kjo metodë shëron shumicën dërrmuese të njerëzve, me kusht që të dy partnerët të bashkëpunojne (e cila nuk është gjithmonë e lehte). Ajo bazohet në një ‘kapje’ te veqante (mberthim,shtrengim te penisit) e qe eshte zbuluar nga terapistët amerikan nga Masters dhe Johnson.

Shtrydhja me gishta heq dëshirën për orgazem, kështu që në qoftë se, sipas udhëzimeve të kujdesshëme,cifti e përdor atë gjatë një periudhe prej disa javësh, ata mund të ri-trajnojne burrin kështu qe ai mund të zgjasë ejakulimin shumë më gjatë .

Kjo metodë punon si vijon:

Hapi 1. Fillo aktivitetin seksual si zakonisht, duke përfshirë stimulimin e penisit, derisa ju të ndjeheni pothuajse gati para ejakulimit .

Hapi 2. Partneri juaj shtrengon, shtrydh fundin(majen) e penisit tuaj me gishtin tregues dhe me dy gishtat tjere, pra gishtin tregues dhe gishtin e mesem.Gishti i madh i dores se partnerit vendoset nen koken e penisit ndersa gishti tregues ne koke te penisit dhe ai i mesem nen hulline ne mes kokes dhe boshtit te penisit pra nen pjesen ku koka e penist (glans) bashkohet me boshtin, dhe ne momentin kur ndjen se do ejakuloje duhet ti tregoje partnerit qe ajo ta mbajë te shtrenguar,shtrydhur për disa sekonda, derisa urgjenca per te ejakuluar kalon.

Rezyme:
Partnerja juaj vendos gishtin e madh te dores mbi njeren ane te penist te erektuar.

Gishti treguas i saj dhe gishtat e mesem janë mbi në anën tjetër.

Gishti tregues është mbi kreshte të glansit (vija ndarese mes kokë dhe boshtit se penist ‘), ndërsa gishtin e mesem është nën kreshtë (bosht penist).

Kur njeriu mendon se ai është afër kulmit per ejakulim (derdhje), ai I tregon partneres se tij.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Faktorët kryesorë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve

Hapi 3. Pasi shtrydhja eshte kryer, duhet të presesh për rreth 30 sekonda, pastaj kthehuni në paraloje. Ju mund të vëreni se shtrydhja e penisit shkakton qe penisi të bëhet më pak i ngritur, por kur stimulimi seksual rifillon, ai së shpejti rimerr erekcion (ngritjen) e plotë.

Hapi 4. Nëse ju ndjeni se jeni përsëri gati të ejakuloni, partneri juaj përsërit procesin e shtrydhjes.

Personi apo çifti mund të përsëris këtë model per aq sa njeriu deshiron te zgjase kohen kur do te ejakuloj. Heren e fundit të vazhdojë stimulimin deri sa njeriu te arrije orgazmën.

Duhet përsëritur këtë per aq herë sa është e nevojshme. Pas disa seancave praktikë, do mesohen ndjenjat se si ta shtysh ejakulimin dhe mund të bëhet një zakon që nuk kërkon gjate kohe teknikën e shtrydhjes.

Ne kemi parë shumë njerëz me EP të cilët nuk mund të zgjasnin kohen e ejakulimit për 30 sekonda, por që ishin në gjendje të zgjasnin për aq kohë sa një gjysmë ore pas trajnimit të kujdesshëm gjatë një periudhe prej muajsh. Megjithatë,po te mos bëhet si pjesë e një programi të organizuar, ai ndoshta nuk do të funksionojë.

Shtrydhja Master Xhonson vertetë duhet të demonstrohet për ju personalisht nga një ekspert. Shumica e çifteve të cilët përpiqen të mësojnë atë nga interneti ose një libër e marrin gabuar.
Këshilla jonë: shikoni te një profesionist (specialist I urologjise).

Medikamente

Disa ilaqet kundër depresionit dhe krem i ditës si mjet anastezik janë përdorur për trajtimin e ejakulimit te parakohshem. Edhe pse asnjë nga këto barna sjane miratuar në mënyrë specifike nga Administrata per Ushqim dhe Barna për trajtimin e ejakulimit te parakohshem, disa janë përdorur për këtë qëllim. Ju mund të keni nevojë të provoni medikamente të ndryshme ose doza te ndryshme para se ju dhe mjeku juaj te gjeje një trajtim që punon për ju.

Antidepresantet

Një efekt anësor i antidepresantve është vonesa e orgazmës. Mjekët sugjerojnë se burrat të cilët kanë EP, ilaqet kundër depresionit mund ti marrin për të përfituar nga ky efekt anësor i veçante.

Doktori juaj mund të porosis një nga disa frenuesit selektiv te rimarrjes se serotonines (SSRIs), të tilla si sertraline (Zoloft), paroxetine (Paxil) ose fluoxetine (Prozac), për të ndihmuar vonesën e ejakulimit.

Nëse koha e ejakulimit tuaj nuk përmirësohet, mjeku juaj mund të përshkruajnë antidepresant tricklik – clomipramine (Anafranil), i cili gjithashtu ka treguar se ka përfitim per njerëzit me këtë sëmundje.

Ju mund të mos keni nevojë për të marrë këto ilaçe çdo ditë për të parandaluar ejakulimin e parakohshem. Duke marrë një dozë të ulët disa orë para se të planifikoni të keni marrëdhënie seksuale mund të jetë e mjaftueshme për të përmirësuar simptomet tuaja.

Efekte të tjera anësore te këtyre ilaqeve kundër depresionit mund të përfshijnë,ndjenja e te vjellurit, gojë të thatë, të qenët i përgjumur dhe ul libidon.

Fuqia e frymemarrjes
Frymëmarja e vetedijshme është një çelës për dashuri te zgjatur. Frymëmarrje e shpejtë ju eksciton dhe ju ngjall (nxit) juve. Frymëmarrje të kontrolluara,ngadalta, shumë më poshtë me barkun tuaj, ju zbut epshin dhe ju ndihmon te vononi ejakulimin. Fokusimi në frymën tuaj merr vëmendjen tuaj larg nga organet gjenitale. Sinkronizo ritmin tuaj të frymëmarrjes me partnerin tuaj, forcon lidhjen tuaj me njëri-tjetrin.

Ju mund të përdorni disa prej “teknikat e muskujve “në vijim me te cilat munde te shtyni ejakulimin

Tkurrja e muskujve PC (pubococcygeous)
Kjo është thjesht shtrengim i muskujve te dyshemes se legenit tuaj , rreth skrotumit (qesja e herdheve), penisit dhe anusit kur te ndjeni afimin ejakulimit. Një mënyrë e lehtë për ushtrimin e kësaj është që të ndërpritni ne mes rrjedhjen e urinen tuaj kur shkoni ne banjo.

Presioni ne Perineum
Presion mbi perineum, i cili eshte një vend hapesire në mes të rrugës mes skrotumit (qesja e herdheve) tuaj dhe anusit tuaj, do të ndihmojë për të ndaluar ejakulimin, sepse presioni i bere ne kete vend arrin deri te gjëndëra e prostatës. Është prostata qe kontrahohet dhe zgjerohet gjatë orgazmës dhe pastaj nxjerr lëngun e ejakulimit. Kerkoji partneres tuaj për të aplikuar këtë presion të nevojshem për ju, pr ate shtype vendin ne mes testiseve dhe vriumes anale pra ate hapesiren ne mes.

Terheqja e Testiseve
Kur mashkulli eshte afer orgazmës skrotumin (qesken e herdheve) e tij duhet ngritiur deri më pranë trupit të tij. Ju mund të vononi ejakulimin, butësisht duke tërhequr testiset tuaj poshtë dhe larg nga trupi juaj. Partnerja juaj gjithashtu mund të bëjë këtë për ju.

Pompa e passionit
Kjo teknikë, që kombinon shtengimine muskujt PC, rrotullimin e syve tuaj lart, prekjen e gjuhës tuaj larte te çatia e gojës tuaj, dhe perfytyro energjinë tuaj seksuale te rrjedh larte neper trupin tuaj ndërsa jeni duke praktikuar kontrollimin e frymëmarjes se thellë , është një nga mënyrat më efektive të vonimit te ejakulimit. Kjo është një teknikë seksuale Taoist kung fu i cili ka shtuar dobine per tu ndihmuar juve duke qarkulluar energjinë seksuale në trupin tuaj në vend që ajo të mbetet e nxehte dhe e rëndë në rajonin tuaj gjenital.

Këshillë Speciale
Është më e lehtë për shërim EP duke u përqëndruar në lëvizjen e energjisë tuaj seksuale ne trupin tuaj dhe jo duke u përqendruar ne ejakulim – derdhje. Ndalo lëvizjet, relaxohu pak dhe merr frymë thellë dhe ngadalë ,do të ndihmoj me këtë praktikë.

Teknikja e futjes (shtyrjes)

Një teknikë e shkëlqyer eshte teknika e shtyrjes që sjell kënaqësi te madhe për një grua dhe ndihmon një mashkulli te kombinoj futjen e thellë dhe të cekët. Me futje te cekët do të thotë qe penisi juaj vetëm të hyjë 1/2 deri 5 cm brenda organit te partneres suaj. Këto pese centimetrat e parë janë pjesë më te ndjeshme te vaginës se një gruaje. Futja e thellë do të thotë qe penise hyn plotësisht aq sa ju mundeni ta fusni.

Në këtë teknikë ju kombinoni një seri prej nëntë futjeve mjaft te shpejta teke me një te futje ngadalshëm të thellë. Futja e cekët stimulon indet më të ndjeshme vaginale te partneres tuaj dhe në të njëjtën kohë krijon një vakum efekt per dhembjen e saj qe do vie pas goditje e thella që do të vijnë. Dhe për shkak se shumica e futjeve tuaja janë të cekëta, ju do ekscitoni vetëm disa centimetra te parë te penisit tuaj,dhe keshtu ju do jeni në gjendje të qendroni për më shumë pa ejakuluar!

Pozicione të ndryshme seksuale
Disa njerëz arrijnë orgazmë dhe ejakulim më shpejt në pozicionin tradicional misionar (mashkulli siper). Këta njerëz mund të qendrojne më gjatë pa ejakuluar nese partnerja tyre është në krye apo mbi mashkullin gjate maredhenieve. Mbani mend, megjithatë, se preferencat e pozicioneve seksuale ndryshojne gjerësisht shumë .
Ndryshimi i pozicioneve shpesh mund të ndihmojë gjithashtu, edhe duke i dhënë mashkullit mundesi per pauza te shkurtra gjate paralojes para cdo pozicioni.

Terapi diskutimi
Kjo qasje, i njohur edhe si këshillim apo terapi diskutimi, përfshin terapine duke folur me një ofrues të shëndetit mendor në lidhje me marrëdhëniet tuaja dhe përvojat. Këto sesione diskutimi mund të ju ndihmojnë ta reduktoni performancën e ankthit ose të gjeni mënyrat më efektive për ballafaqimin me stresin dhe zgjidhjen e problemeve. Për shumë çifte të prekura nga ejakulimi i parakohshem, duke folur me një terapist së bashku jane arritur rezultate më të mira.

E ardhmja (Prognoza)
Në shumicen e rasteve, burri është në gjendje të mësojë se si të kontrolloj ejakulimin përmes edukimit dhe duke praktikuar teknika të thjeshta të përshkruara me siper. Ejakulimi i parakohshem kronik mund të jetë një shenjë e nje ankthi ose depresioni. Një psikiatër apo psikolog mund t’ju ndihmojë per te trajtuar këto gjendje.

NE fund ju keshilloj qe me se miri te vizitoni mjekun specialist sigurisht nje mjeke te besueshem dhe fetare.
Mos na harroni ne duate tuaja hapur dhe fshehtas, nese ju pelqen postimi thuani lirshem Zoti ju shperblefte.
Kjo do te thote shume per NE.
/mjeksiaislame/

Perktheu dhe pershtati: Dr.Uvejsi

Tags:

Categories

Archives