Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Egzistenca e xhinnëve

Egzistenca e xhinnëve

Fire
Njerezit sulmohen nga xhinnet per arsye te ndryshme si: e sulmojne njeriun ngase xhinni eshte dashuruar ne te, ngase deshiron t’a pengoje ne ibadet, ngase deshiron t’a demtoje, ngase urdherohen nga sihrbazet (magjistaret), ngase deshirojne te hakmirren e te ngjashme.

Arsyet se pse sulmojne xhinnet i cekem me siper, ndersa ndodh qe edhe njeriu t’a demtoje xhinnin, duke mos e ditur, shembull mund te ndodh qe njeriu te hedhe uje te nxehte mbi trosha te bukes ku rrijne xhinnet dhe t’a djeg xhinnin, ne raste te tilla, xhinni e sulmon njeriun.

Duhet pasur parasysh se xhinnet jetojne ne vende te ndryshme, dhe ne kete menyre njeriu mund te hase ne t’a, dhe meqe nuk i sheh, t’i demtoje ata e pastaj ata t’a sulmojne.

Xhinnet jetojne ne vende te ndryshme, si: germadha, shtepi te vjetra dhe te pabanuara, shpella, varreza, barraka, prane burimeve, ne vendet ku ka gjithnje gjak, eshtra, urine, pleh kafshesh, banjo, sikurse transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thene:

”Banjot jane te banuara plote, prandaj kur ndonjeri prej jush shkon ne banjo le te thote: ”Bismilah, Allahume inij eudhu bike minel khubuthi uel khabaith” (me emrin e Allahut, o Allah, une kerkoj mbrojtje prej teje prej shejtaneve dhe shejtaneve). (Transmetojne Buhariu, Muslimi, Ahmedi dhe Ibn Maxhe)

Ne kete menyre, para hyrjes ne banjo, nese thuhet duaja qe cekem me siper, behemi te padukshem per shejtanin, dhe ai nuk mund te na demtoje apo te na shikoje pjeset intime.

Lusim All llahun të sëmurit prej muslimanëve ti shëroj,dhe të shëndoshëve tua vazhdojë begatinë e shëndetit,All llahume Amin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Përbërja e njeriut
Tags:

Categories

Archives