Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Egjipt: Prokuroria liron shefin e kabinetit të Mursit


Egjipt: Prokuroria liron shefin e kabinetit të Mursit


artikuj

Prokuroria Publike e Egjiptit ka urdhëruar lirimin e shefit të kabinetit të presidentit Muhamed Mursi, Rifaa Tahtawi, i cili ngarkohej me akuzat për gjoja se “nxitje të dhunës” në përleshjet që ndodhën në Pallatin Presidencial. Ai u lirua pasi u vërtetua se pretendimet ndaj tij ishin të dobëta. Burime gjyqësore thanë se dëshmitë kundër Tahtawit ishin të dobëta dhe rrjedhimisht ai u lirua nga akuzat.

Ende nuk është e qartë nëse ndaj tij rëndon ndonjë akuzë tjetër, e cila do ta sillte atë përsëri para gjyqit. Presidenti Muhamed Mursi së bashku me 14 liderë kryesor të lëvizjes Vëllazëria Myslimane po mbahen në burgje të sigurisë së lartë që nga 3 korriku, kur ushtria edhe rrëzoi presidentin e parë demokratik të Egjiptit. Forcat policore të udhëhequra nga grusht shteti kanë nisur një “gjueti” edhe ndaj anëtarëve dhe mbështetësve të Vëllazërisë dhe janë duke u përpjekur për të delegjitimuar lëvizjen më të madhe islame në botë. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Egjipt, anëtarët e Vëllazërisë dënohen me burgim të përjetshëm

Categories

Archives