Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Egjipt, namazi i Bajramit në Sheshin Tahrir


Egjipt, namazi i Bajramit në Sheshin Tahrir


egjipt bajrami

Një udhëheqës i Aleancës Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit, blloku kryesor në mbështetje të presidentit legjitim Muhamed Mursi, bëri thirrje për të falur namazin e Bajramit në Sheshin Tahrir të Kajros.

“Thirrja synon festimin e Bajramit si dhe mposhtjen e udhëheqësve të grushtit të shtetit”, tha Mahmud Fat’hi, lideri i Partisë Fadilah, për agjencinë Anadolu.

Ai tha se lutjet e Bajramit në sheshin Tahrir do të tregojnë se sheshi është i qytetarëve dhe se nuk do të lejojnë udhëheqësit e grushtit të shtetit që ta kontrollojnë atë.

Sheshi Tahrir ishte epiqendra e protestave masive që rrëzuan regjimin e Mubarakut në vitin 2011, por edhe sheshi i komploteve që rrëzuan presidentin legjitim Muhamed Mursi. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Egjipt, vritet bija e liderit të Vëllazërisë Myslimane

Categories

Archives