Wednesday, 20/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Egjipt, lirohen vajzat e burgosura

Egjipt, lirohen vajzat e burgosura

femrat muslimane

Autoritetet egjiptiane të grusht shtetit kanë liruar nga burgu 21 gratë dhe vajzat e dënuara me nga 11 vite burg, duke pezulluar kështu dënimet e tyre.

Verdikti fillestar i dhënë muajin e kaluar shkaktoi protesta ndërkombëtare dhe vendore, dhe ngriti shqetësime të mëdha për të drejtat e njeriut në Egjiptin e udhëhequr nga ushtria.

Të 21 të pandehurat, ku ishin edhe shtatë vajza të mitura janë mbajtur në paraburgim për më shumë se një muaj.

14 gratë prej tyre, kryesisht rreth moshës 20, ishin dënuar me 11 vjet burg pas protestave të mbajtura më 31 tetor, në mbështetje të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi.

Grupi i vajzave dhe grave u përball me akuza duke përfshirë përdorimin e armëve.

Forcat e sigurisë janë përpjekur për të shtypur grupin e Vëllazërisë Myslimane që kur ushtria rrëzoi Mursin, liderin e parë të Egjiptit të zgjedhur lirisht.

Mbështetësit e tij kanë organizuar protesta të përditshme, duke bërë thirrje për rivendosjen e tij .

Autoritetet ushtarake kanë vrarë mijëra mbështetës të Mursit, dhe kanë arrestuar dhjetëra mijëra të tjerë. Përveç kësaj, ata po mbajnë në burgje udhëheqës të tjerë nga Vëllazëria. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Organizatat e ndihmes, alarm per gjendjen e refugjateve palestinez

Categories

Archives