Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Egjipt, grusht shteti sulmon mbështetësit e Mursit


Egjipt, grusht shteti sulmon mbështetësit e Mursit


egjipt grusht shteti

EGJIPT

Forcat e sigurisë së grusht shtetit kanë sulmuar qytetin Dalga, dhe kanë arrestuar qindra mbështetës të presidentit egjiptian Muhamed Mursi. Ky veprim i dhunshëm u krye si pjesë e vazhdimit të misionit ushtarak për të arrestuar anëtarët e lëvizjes më të madhe islame, Vëllazëria Myslimane.

Forcat ushtarake hynë me dhunë në Dalga dhe Minya, krahina këto rreth 300 km në jug të Kajros. Sulmi kishte shkatërruar barrikadat që ishin ngritur nga besnikët e Mursit. U raportua për shkëmbime me armë zjarri, por nuk ka pasur raporte zyrtare të lëndimeve.

Dëshmitarët thanë për Al Jazeera se policia dhe ushtria hynë në qytet duke përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve, ndërsa linja telefonike dhe e internetit ishin ndërprerë. Dëshmitarët thanë se dhjetra persona u plagosën në bastisje.

Qyteti Daga, i cili ka një popullsi prej afërsisht 120.000 banorësh, ka qenë nën kontrollin e mbështetësve të Mursit për më shumë se një muaj, ku ka pasur protesta të përditshme. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Turqia, diplomaci sekrete për ta takuar Mursin

Categories

Archives