Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Egjipt, arrestohet lideri i Vëllazërisë Myslimane


Egjipt, arrestohet lideri i Vëllazërisë Myslimane


93197D91D874A90CDF43C0ABD2AFF35E

Lideri i lartë i Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie, është arrestuar sot herët në mëngjes, nga forcat e sigurisë së Egjiptit në kryeqytetin Kajro, raportojnë mediat shtetërore.

70 vjeçari Badie në muajin korrik ishte akuzuar për nxitje të dhunës, së bashku me udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane.

Arrestimi i tij është i fundit në valën e goditjes së përgjithshme kundër lëvizjes Vëllazëria Myslimane, e presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.

Ushtria e ka përmbysur Morsin më 3 korrik, pas protestave masive kundër presidencës së tij.

Prokurori publik i Egjiptit dje ka paraqitur akuza të reja kundër Morsit për nxitje të dhunës.

Dje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar lirimin e Morsit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të mos ndalohet aktiviteti i Vëllazërisë Myslimane.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Muzika metalike

Categories

Archives