Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Efektet psikologjike në mungesë të njohurive fetare



Efektet psikologjike në mungesë të njohurive fetare

Lufta në mes njeriut dhe Iblisit fillon qysh me njeriun e parë. Shejtani përdor metoda të ndryshme për të devijuar njeriu.
Njëra nga metodat e shejtanit për devijimin e njeriut është edhe dyshimi. Dyshimi është një prej metodave të rrezikshme me të cilën shejtani ndikon tek njeriu. Në fillim ndikon te njeriu në disa gjëra dhe ashtu gradualisht punon derisa ta arrijë qëllimin përfundimtar.  Shejtani i afrohet njeriut dhe fillon ta shtyjë në dyshime:
A thua e kam abdesin e plotë?
I kam ngatërruar rekatet!
Më duket se kam harruar një dua!
Mos m’u prish abdesi? E të tjera si këto.

Nëqoftëse posedoni këto dyshime, ose mund të keni njohuri të pamjaftueshme ose mund të keni njohuri të gabueshme ose…
Personat e ndjeshëm në aspektin psikologjik, me predisponim shqetësimi psikologjik, në mungesë të njohurive fetare ndikohen shumë nga çështjet fetare sidomos në temat si:  vdekja, kijameti, jeta pas vdekjes, gjynahet, etj…posedojnë ndjenjë faji…

Në mungesë të njohurive që nga fëmijëria, apo njohurive të pamjaftueshme mundohen të mësojnë nga çdokush që i del para. Te personat e tillë shfaqen obsesione të ndryshme, në jetën fetare në veçanti: në abdes, gusull, namaz, etj.

Çfarë pason pas kësaj:
– Ndieshmëri e tepruar në çështjet fetare (përsëritje e gusllit, abdesit, namazit, lënie e ushqimit, pagjumësi, etj.)
– Perfeksionizëm,
– Pasiguri,
– Frikë,
– Panikë në raste të rënda,
– Krizë,
– Dhe më e keqja që mund të pasojë, largimi nga feja.

Seancat e para të shejtanit:
– Gabova, përsërit tërë namazin,
– Ndoshta?!…merr gusull disa herë,
– Kam menstruacione të bardha, nuk mund të falem, etj.





Si të mbrohemi nga kurthat e shejtanit:

  1. Me besim në Allahun, subhanehu ve teala.
    Duke besuar vetëm në Allahun dhe duke iu mbështetur vetëm atij. Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe ijanë mbështetur Zotit të tyre”. (Nahl: 99)
    2. Kthimi i diturisë burimore të sheriatit e cila bazohet në Kur’an dhe Sunnet.
    3. Mëso njohuri nga fik’hu, dëgjo ligjërata fetare dhe pyeti dijetarët.
    3. Sinqeriteti në fe, sepse shejtani nuk ka mundësi t’i mashtrojë robërit e sinqertë të Allahut, subhanehu ve teala.
    4. Të përmendurit e Allahut dhe kërkimi i strehimit tek Ai nga shejtani i mallkuar. Allahu i lartësuar thotë në Kur’an: “E  nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di”. (A’raf: 200)
    5. Lexo suret “En-Nas”, “El-Felek” dhe “Ajetul-Kursijj.”
    6. Pranoji si gjë normale gabimin dhe harresën.
    7. Gjeje mesataren: “Mesi është i artë”.
    8. Shpreso: “Besimtari i vërtetë jeton mes frikës dhe shpresës”.

    Allahu na mbroftë nga kurthet e shejtanit, na e mësoftë fenë e Tij, na mundësoftë të veprojmë me mësimet e Pejgamberit, sal-lall-llahu aleji ve sel-lem, që të mbrohemi dhe të ngadhnjejmë në këtë betejë shumë me rëndësi dhe vendimtare kundër tij

Blerta Shaqiri