Friday, 20/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Efektet e shëndetshme të rozmarinës

Efektet e shëndetshme të rozmarinës

rozmarine

Rozmarina është një bimë që ka veti të shumta shëndetsore, një ndër to është dhe mbrojtja që ju bën rënies së flokëve. Gjithashtu ajo është një bimë që përdoret për të ndihmuar tretjen, fytin e lënduar, ftohjet, dhe ka përdorime të shumta në industrinë e kozmetikës, si një pastrues për lëkurën. Ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim.

Lajmi i mirë është që rozmarina përmirëson memorien, por edhe qarkullimin e gjakut. Në saje të vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues.

Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, mirëpo në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

Nëse keni vendosur të provoni trajtim të bërë vetë në shtëpi, atëherë kjo është mundësia që nuk guxon t’ju ikë.Receta ideale kundër rënies së flokëve është; kombinonimi i dy lugëve gjellë të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 mililitra ujë pastaj, me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.

Kjo përzierje është shumë e lehtë, andaj edhe nuk keni nevojë që ta largoni nga flokët, pasi që do të largohet vetë.

Ky është një trajtim që përdoret pas daljes nga dushi, të paktën një herë në javë, mirëpo mund ta provoni edhe më shpesh, varësisht prej llojit të flokëve.

Categories

Archives