Wednesday, 20/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Efektet e shëndetshme të kikirikëve

Efektet e shëndetshme të kikirikëve

Efektet e shëndetshme të kikirikëve

Kikirikët janë një produkt që kanë një rol të rëndësishëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut.

Sipas studiuesve mjaftojnë vetëm 10 gram kikirikë në ditë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes, diabetit, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Efekti i kikirikëve është i barabartë si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Pjesë e këtij studimi 22 vjeçar ishin 6.000 persona me diabet tip 2, i cili rrit rrezikun e sulmit në zemër. Ata duhej të mbanin një dietë të veçantë dhe për katër vjet kanë plotësuar formularët për shëndetin e tyre.

Pas krahasimit të rezultateve që bënë, studiuesit arritën në përfundim se ata që hanin kikirikë ishin më të mbrojtur nga infarkti. Surprizë e vërtetë është se rreziku i kësaj sëmundjeje ishte reduktuar me 44 për qind.

Kikirikët përmbajnë shumë përbërës, të tilla si, yndyra të shëndetshme, vitamina, fibra dhe antioksidues të cilët nxisin sistemin imunitar të trupit.

Categories

Archives