Monday, 20/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Efektet e kenasë në flokët tuaj, sekreti gjatë lyerjes për flokë princeshash



Efektet e kenasë në flokët tuaj, sekreti gjatë lyerjes për flokë princeshash

Çfarë është kënaja? Si mund të aplikoni për të ngjyrosur flokët tuaj? Cilat janë përfitimet e saj?
Kënaja është një shkurre që përdoret si ngjyrues i natyrshëm. Nga gjethet dhe degët e tij të thata merret një pluhur i gjelbër që përdoret për të ngjyrosur pëlhura, flokë, vetulla dhe bërë tatuazhe në trup.
Kënaja është një alternativë natyrale dhe ekologjike dhe për ngjyrosjen e flokëve. Kjo mënyrë përdoret gjerësisht që nga kohët e lashta sidomos në Afrikë dhe Indi.
Kënaja natyrore ka një ndikim pozitiv në flokë duke përmirësuar cilësinë e tij, larguar yndyrën e tepërt si dhe forcon dhe përmirëson flokët e dëmtuar. Gjithashtu kuron skalpin e kokës nga zbokthi, yndyra dhe acarimi. Rezultati i kënasë natyrore janë flokë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.
Kënaja përgatitet me ujë ose çaj për të tretur pluhurin dhe formuar një pastë homogjene. Ajo duhet të mbahen në kohë mbi 3 orë nëse është 100% natyrale për të parë efektet e saj.

Gjithashtu është e rëndësishme që të shtoni kos në përzierje, sepse hidraton flokët gjatë ngjyrosjes. Disa e zëvendësojnë atë me mjaltë.
Ju mund të shtoni lëng limoni në përgatitjen e këna për të bërë një ngjyrë të lehtë në të verdhë, por kjo nuk është i përshtatshëm për flokët e dëmtuar, sepse lëngu limonit do i dëmtonte më shumë.
Disa njerëz preferojnë të shtojnë uthull për të rregulluar më mirë ngjyrën dhe përgjithësisht rekomandohet në flokët me yndyrë.
Ndërsa për flokë të thatë është e preferueshme të shtoni një lugë çaji me vaj bajame.pikante.al









Categories

Archives