Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

EFEKTET E HIDHËRIMIT



EFEKTET E HIDHËRIMIT

EFEKTET E HIDHËRIMIT

 

 

Hidhërimi ka pasoja të rënda dhe të rrezikshme të cilat mund ta kaplojnë individin dhe umetin në përgjithësi. Disa nga efektet do t’i përmendim në vijim.

 

Tek individi

 

Lëndim fizik: Hidhërimi buron nga vlimi i gjakut në zemër, e cila vazhdon më tej të derdhet nëpër vena dhe rezulton me skuqjen e fytyrës dhe syve. Përsëritja e këtij procesi shkakton tension të gjakut e ndoshta arrin deri në arteriosklerozë e më pas në paralizë, All-llahu na mbroftë prej saj. Pra, siҫ e shohim, zemërimi shkakton dëmtim fizik.

 

Dobësim të besimit: Zemërimi shpien drejt përgojimit, blasfemisë, vjedhjes e gjakderdhjes. Të gjitha këto e dobësojnë besimin.

 

Moskontrollimi i vetes: Nëҫastet e zemërimit mendja mjegullohet, më rëndë kontrollohet vetvetja dhe ka mundësi të veprohet diҫka për të cilën më vonë njeriu pendohet.[1]

 

Vepron gjëra për të cilat më vonëduhet të kërkosh falje: Personi i zemëruar shpërthen tek të tjerët dhe bën vepra për të cilat më vonë do të kërkojë falje. Profeti salallahu alejhi ue selem na paralajmëroi nga kjo gjendje. Ai tha:

 

“Keni kujdes prej gjërave për të cilat më vonë do të kërkoni falje”.[2]

 

Ndëshkim i rëndë: Personi i zemëruar ҫdoherë bën shumë gabime dhe mëkate, të cilat shkaktojnë ndëshkime të ashpra si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën. Abdullah ibën Amër ibën Asi e pyeti të Dërguarin e All-llahut: “Çfarë do të më shpëtojë prej dënimit të All-llahut?” Ai u përgjigj:  “Mos u zemëro”.[3]

 

 

 





 

Efektet mbi umetin në përgjithësi

 

Ndarje prej xhematit: njerëzit pëlqejnë të shoqërohen me njerëz të urtë dhe që e përmbajnë veten. Ne anën tjetër, ata largohen prej mendjelehtëve dhe të pamaturve. Dëmi është më i madh nëse thirrësi musliman është temperament, atij nuk do t’i pranohet fjala tek njerëzit dhe gjithë kjo shkon në dëm të Islamit.

 

All-llahu subhanehu ue teala i tha Profetit salallahu alejhi ue selem:

 

“Në saje të mëshirës së All-llahut, u solle butësisht me ta (o Muhammed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj, falua gabimin, kërkoi falje All-llahut për ta…“ (Ali Imran; 159)

 

Mosmarrveshje dhe përçarje: Zemërimi për vete është për shkaqe personale dhe nuk mund të jetë për All-llah. Çdo vepër që nuk bëhet për hir të All-llahut nuk do të sjellë dashuri në mesin e muslimanëve, përkundrazi, sjell përçarje dhe mosmarrveshje.

 

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

 

“Njerëzit janë sikur minaret, më të mirët e tyre në xhahilijet (në injorancë) janë më të mirët në Islam, nëse feja për ta bëhet e kuptueshme. Shpirtërat janë si ushtarët e rekrutuar. Ata që përputhen mes veti afrohen, ndërsa ata që nuk pëlqehen largohen”.[4]

[1]Në një rast një njeri e shau Ebu Bekrin (All-llahu qoftë i kënaqur me të) në prezencë të Profetit salallahu alejhi ue selem. Në keto momente i dërguari i All-llahut habitej dhe buzëqeshte, por kur njeriu e teproi Ebu Bekri (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ia ktheu. Pas kësaj, Profeti salallahu alejhi ue selem u zemërua dhe u ngrit për t’u larguar. Ebu Bekri e ndoqi nga pas dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, ai po më shante dhe ti ishe prezent! Kur ia ktheva disa fjalë ti u zemërove dhe u largove! Profeti salallahu alejhi ue selem I tha: “Me ty o Ebu Bekër ishte një engjëll i cili ia kthente atij në vendin tënd. Por, kur fillove t’ia kthesh, atëherë u afrua shejtani dhe unë nuk ulem aty ku qëndron shejtani”. (Ebu Davudi)

[2]Es-Silsiletul Hadith es-Sahih

 

[3]Transmeton Ahmedi

[4]Transmeton Muslimi





Categories

Archives