Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

EDUKATA E ZGJUARES NGA GJUMI



EDUKATA E ZGJUARES NGA GJUMI

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se ka thënë: I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem! , ka thënë; “Gjatë gjumit tuaj, shejtani i lidhë secilit prej jush nga tre nyje pas koke dhe i fryn çdo nyjes duke thënë: Ke natë të gjatë, fli pra. Kur ky njeri zgjohet nga gjumi, nëse e kujton (përmend) Allahun, atëherë i zgjidhet një nyje, e në qoftë se merr edhe abdes, atij i zgjidhet edhe një nyje tjetër, e në qoftë se edhe falet (pas marrjes së abdesit), atij i zgjidhen të gjitha nyjet. Andaj, i tilli zgjohet nga gjumi i lumtur dhe i gatshëm per adhurim e gjallërim(punë) si dhe në gjendje të mirë shpirtërore. Ndërsa (nëse nuk i vepron këto gjëra) në të kundërtën, ai zgjohet në gjendje të keqe shpirtërore dhe i plogështë (për adhurim dhe për punë).

Shënon Imam Buhariu në sahihun e tij; nr.1142 dhe Imam Muslimi në sahihun e tij; 776 (Mutefekun alejhi)

Disa dobi nga hadithi;

1. Vërtetimi i paluhatshëm se shejtani ekziston.
2. Shejtani mundohet nga çdo kënd me kurthat dhe cytjet e tij, ta devijoj birin e Ademit.
3. Vlera e madhe e namazit dhe abdesit.
4. Kujdesi i veçantë i të dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem! , që ta largoj sa më larg shejtanin nga umeti i tij.
5. Ai që nuk i vepron këto këshilla do jetë i hutuar dhe përtac gjatë ditës.
6. Ai që nuk i vepron këto këshilla do jetë i pikëlluar dhe jo i qetë, si pasoj e nyjeve të shejtanit.
7. Vlera e dhikrit(përmendjes së Allahut).
8. U cek në hadithë marrja e abdesit pas zgjuarjes nga gjumi, por nëse njeriu zgjohet i papastër, nuk mjaftohet me abdes, por duhet marrur edhe gusëll.
9. Falja e namazit pas abdesit, është për qëllim dy rekate nafile(vullnetare).
10. Ai që vepron këto këshilla do jetë i lumtur dhe i suksesshëm në veprimet e tij.
11. Këto gjëra besohen bindshëm dhe çdo gjë që na ka lajmëruar i dërguari i Allahut. Pra, duhet ta besojmë fuqishëm dhe ta fusim në praktikë.

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni





Kontrolli; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani





Categories

Archives