Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Edi Rama të bëjë kujdes nga politikanët e partisë së tij


Edi Rama të bëjë kujdes nga politikanët e partisë së tij


Revista britanike “The Economist” në një artikull kushtuar zgjedhjes së qeverisë së re shkruan se emrat e mëdhenj të PS-së kanë mbetur të pakënaqur nga krijimi i qeverisë së re pasi prisnin që të vlerësoheshin me vende pune pas zgjedhjeve.

edi rama rama

Sipas revistës, ata për momentin do ta mbështesin Ramën, ashtu siç do të bëjë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. “Nëse ndonjë nga palët do të tregojë dobësi, thikat do të rishfaqen” shruan prestigjozja britanike.
Artikulli citon ministrin e ardhshëm, Erion Veliaj, të theksojë nevojën për çrrënjosjen e evazionit fiskal. Sipas tij, taksa e sheshtë do të zëvendësohet me një system të drejtë taksash.

“The Economist” pohon se disa prej premtimeve elektorale të socialistëve do të jenë të vështira për t’u mbajtur. 300 mijë vendet e punes te premtuara ne fushate citohen ne shkrim. Ekspertë të huaj të pyetur nga revista, shtojnë se Shqipëria ka mundësi të shumta, por ka gjithashtu një vision të kufizuar. Në shkrim përmendet edhe mosha e re ministrave të kabinetit Rama por edhe prezenca e një numri të konsiderushëm femrash. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kryeministri Edi Rama, fyen vajzat me shami

Categories

Archives