Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Edhe kryeministri japonez lutet që Zoti ta bekojë tunelin e ri Marmaraj


Edhe kryeministri japonez lutet që Zoti ta bekojë tunelin e ri Marmaraj


Në inaugurimin e tunelit i cili lidh dy anët e Stambollit, atë aziatik me atë evropian, kishin ardhur shumë personalitete të larta të vendit, presidenti Gyl, kryeministri Erdogan, kryetari i Entit për Çështjet Fetare Gormaz, kryeministri japonez, kryeministri rumun etj… si dhe një numër shumë i madh qytetarësh turq.

kryeministri japonez

Kryeministri japonez mbajti dhe një fjalë në të cilën tha:”Le ta përmbushim së bashku ëndrrën e ndërtimit të një hekurudhe e cila fillon në Tokio dhe mbaron në Londër, por që kalon nga Stambolli.

Menjëherë pas fjalës së presidentit Gyl dhe kryeministrit Erdogan, të gjithë u lutën që Zoti ta bekojë këtë projekt madhështor. Ai që udhëhiqte lutjet e rastit, ishte pikërisht kryetari i Entit të Çështjeve fetare, dr Muhamed Gormez. Gjatë kësaj kohe, u vu re që edhe kryeministri japonez kishte ngritur duart njëlloj si të gjithë.

Vlen të thuhet se projekti i tunelit është shumë i vjetër, 153 vite më parë, kur perandoria osmane udhëhiqej nga sulltani Abdul Mexhid. Edhe sulltani Abdul Hamid i dytë u orvat që ta finalizojë këtë projekt, por ishte Erdogan ai që nisi punimet në vitin 2004 për ta përfunduar në 2013.

Tuneli Marmaraj lidh kontinentin e Azisë me atë të Evropës nëpërmjet ngushticës së Bosforit. Distanca do të përshkruhet vetëm brenda katër minutave dhe do të mundësojë transportimin e mbi një milionë udhëtarëve në vit. /ardhmeriaonline/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Turqi: Ministria e Arsimit lejon bartjen e shamisë për punonjëset e arsimit

Categories

Archives