Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Edhe Greqia i bashkohet “aleatëve” për Sirinë, sikurse ata edhe ajo kërkon “pjesën”


Edhe Greqia i bashkohet “aleatëve” për Sirinë, sikurse ata edhe ajo kërkon “pjesën”


Vetëm pak orë nga ajo që analistët e quajtën “lufta e 72 orëve” në Siri, Greqia po bën “llogarinë” e luftës. Sipas analistëve të cështjeve strategjike, Athina zyrtare kërkon të shfrytëzojë maksimalisht përfitimet nga konflikti sirian, sikundër po përgatitet t’i bëjë ballë efekteve të padëshirueshme të reagimit të botës arabe.

Edhe Greqia i bashkohet "aleatëve" për Sirinë, sikurse ata edhe ajo kërkon “pjesën”

Pas dhënies së “Ok” për shfrytëzimin e bazave në Suda të Kretës, bazës të Aktios në Prevezë, por dhe vënies në dispozicion të makinerisë amerikano-britanike të luftës të gjithë aeroporteve në gjithë vendin, Greqia tashmë ka bërë publike se lakmon një rol edhe më aktiv në rindërtimin e Sirisë.

Burime pranë qeverisë greke, bëjnë me dije se Athina është e vendosur të mos humbë më shanset e humbura të luftës së Kosovës apo  të Libisë, ndaj dhe kryeministri grek Andonis Samaras ka kërkuar prej presidentit amerikan Barack Obama gjatë takimit që patën në Uashington në fillim të gushtit, akses të Athinës në fondet për rindërtimin e Sirisë.

Gjithashtu, Athina zyrtare po shikon mundësinë e forcimit të marrëdhënieve me Izraelin dhe Egjiptin, si dy prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe strategjikë në Mesdheun Lindor.

Ekspertët thonë se sasitë e mëdha të gazit dhe hidrokarbureve që gjenden në këtë zonë të Mesdheut, nuk mund të shfrytëzohen pa “ok” amerikan, ndaj dhe grekët po shikojnë dhënien e koncensioneve tek kompanitë më të mëdha amerikane që tashmë kanë shprehur hapur interesin e tyre për këto rezerva.

Pikerisht, forcimi i marrëdhënieve me SHBA, pritet t’i japë një shtysë edhe planeve greke për shpëtimin e vendit nga kriza ekonomike, pasi sipas ekspertëve SHBA, ka influencë të fortë pikërisht në mekanizmin mbështetës të ekonomisë greke, FMN dhe Bashkimin Europian.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kësaj i thonë urrejtje fetare: Eksperti nga Fox News, vritini muslimanët

Por qëndrimi grek pro ndërhyrjes në Siri, mund të krijojë edhe pasoja negative për Greqinë, ku më i rrezikshëm konsiderohet reagimi i Iranit, një prej furnitorëve strategjikë me naftë u Greqisë.

Burimet sqarojnë se një “Jo” e Iranit për furnizim me naftë, do të paralizonte tërësisht vendin nga mungesa e karburanteve.Situatë alarmante pritet të krijohet prej numrit të lartë të refugjatëve të luftës që pritet në vend pas fillimit të luftës, ndaj dhe në zonat kufitare të vendit,po përgatiten kampe për pritjen e tyre./tch

image_pdf

Categories

Archives