Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Edhe Erdogan apelon për shtim të natalitetit: Lindni minimum 3 fëmijë

Edhe Erdogan apelon për shtim të natalitetit: Lindni minimum 3 fëmijë

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje familjeve turke që të kenë të paktën tre fëmijë, dhe u bëri thirrje nënave që të rrisin fëmijët e tyre krahas vlerave fetare dhe shoqërore.

Erdogan dhe familha

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje familjeve turke që të kenë të paktën tre fëmijë, dhe u bëri thirrje nënave që të rrisin fëmijët e tyre krahas vlerave fetare dhe shoqërore. Ai i bëri këto komente në një intervistë në kanalin turk NTV, transmeton mesazhi.

“Është e drejta ime si president të ju tregoj qytetarëve të mi se është e dobishme që familjet turke të kenë së paku tre fëmijë”, tha Erdogan.

“Në qoftë se Presidenti Vladimir Putin kishte të drejtë të porosiste familjet ruse që të kenë tre ose më shumë fëmijë, pse unë nuk mund ti porosis qytetarët e mi në Turqi?”

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Erdogan ka bërë një lutje publike për shtimin e lindjeve në familjet turke.

“Më shumë popullsi do të thotë më shumë fuqi,” përfundoi Erdogan.

Ai ka folur edhe kundër abortit, duke e quajtur atë një komplot sekret për të ngadalësuar rritjen e natalitetit në Turqi, si dhe është shprehur kundër metodave të kontracepcionit të cilat dëmtojnë shëndetin e nënës. 

Categories

Archives