Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ec me zemër, kur të të ndalen këmbët!

Ec me zemër, kur të të ndalen këmbët!

Ec me zemër, kur të të ndalen këmbët!
Kur nëna e tij morri lajmin nga mjeku se fëmijën që po mban është i gjymtuar, pa duar dhe pa këmbë, ishte mërzitur dhe nuk ndaloi së pyeturi: përse fëmija im të jetë kështu? Vendosi ta abortonte atë. Por në 4 Shtator të vitit 1982 lindi fëmija. Në qytetin Melborune të Australisë. Pa duar dhe pa këmbë. Në këtë gjendje kaloi fëmijërinë dhe përfundoi studimet. Në periudhën e parë të jetës përjetoi kohëra të mërzisë dhe mendoi disa herë për t’u vetëvrarë. Por më vonë, mendoi për anët e ndritshme të fatkeqësisë dhe të jetës. Kujtoi njerëzit që i donte dhe e donin. Praktikon notin dhe sportin, tenisin e luan mjaft bukur, u bie veglave muzikore, rruan mjekrën vetë dhe lanë dhëmbët me furçë, merr dikë në telefon dhe i përgjigjet atij kur ai cingërron, lexon dhe shfleton libra, futet në faqe të ndryshme të internetit dhe ka vizituar shumë shtete të botës për të mbajtur fjalime motivuese dhe pozitive. Në moshën 17 vjeçare themeloi organizatën “Jeta pa gjymtyrë.” Ka folur mbi bukurinë e jetës dhe dashurinë për të. Duke e sjellur, poashtu, edhe historinë e tij si shembull për këdo që nuk beson në të pamundurën. Për këdo që është zbrazur nga shpresa dhe aspiratat. Madje, edhe mund t’ju duket e pabesueshme, por ai është i martuar me një vajzë të plotësuar dhe ka dy djem që i ngjajnë nënës së tyre. Është ky Nicholas Vujiçiç. “Shpesh herë mërzitesha për paaftësinë time për ta përqafuar atë që e dua, por unë e përqafoj atë me zemër” – thotë ai. Kur në moshën 20 vjeçare vizitoi Afrikën, nga kursimet e pasurisë së tij, dhuroi si donacion personal 20000 $. Një njeri i mbushur me mësime dhe urtësi. Me besim për Zotin. Me një shpirt kreativ dhe kur qesh, qeshet me plot shpirt dhe me zë të lartë. Shkon nga njëra shkollë në tjetrën, për t’i ndihmuar të rinjët që t’i tejkalojnë krizat dhe sfidat e tyre të jetës.
“Për mua, Zoti është Gjithçkaja. Kam pasur kohëra të vështira në jetën time, si shkak i tyre nuk kam mundur të jetoj në to me paqe. Gjithmonë kërkoja përgjigje për pyetjet që më hutonin. Natyrisht disa prej tyre: ‘përse kam lindur pa gjymtyrë?’ E pyesja Zotin përse kam lindur kështu? Siç e përmenda, ne e përmendin Zotin gjithmonë në kohëra të vështira. I kërkojmë ca gjëra, e falënderojmë për ca të tjera, por realisht a e njohim ne Atë? A jemi lutur ndonjëherë Atij pa i kërkuar asgjë? Zoti di gjithçka për ty. Madje edhe para se të formoheshe në mitrën e nënës tënde! Të afërmit qëndrojnë pranë meje, dhe për asnjëherë të vetme ata s’më lënë vetëm. Por asnjëri prej tyre nuk mundet që të ma shërojë gjoksin tim. Përveç Zotit!” – tha Nicholas Vjuçiç në një intervistë televizive. Edhepse i gjymtë, por i zgjuar. Ka lënë në botë gjurmë, të cilat, edhe të plotësuarit do ta kishin pasur vështirë. Ndiqet nga 3 milion njerëz nëpër botë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shoku më i mirë

“Kam kuptuar qëllimin tim në këtë jetë. Ashtu siç e kam kuptuar arsyen e gjendjes sime në të cilën jam. Gjithmonë ka një arsye, për gjendjen e keqe në të cilën gjendesh” – thotë ai kurdo që flet për rastin e vetë.

Në Google dhe You Tube nëse do të kërkosh emrin e tij do të hapen shumë video me titull “Ndrysho jetën me Nic Vjuçiç.”

Image may contain: 1 person, standing, ocean, beach, outdoor, water and nature

“Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij..” (Talak, 3)

Në librin e tij të famshëm “Medarixhus-Salikin” autori shkruan: “Nëse njeriu i mbështetet Zotit siç duhet për ta lëvizur një mal, ai do t’ia arrijë!”

Ibn Sina thotë: “Me të vërtetë intelekt aktiv është ai që lë gjurmë në natyrë”.

Lexo vargjet e kolosit të madh Mevlana Xhelaludin Rumiu:

Lëre Dashurinë le të bëjë me ty ç’të dojë,
Lëre Atë le të të djeg plotësisht,
Lëre të të shndërrojë në hi e dhé,
Sepse nga aroma e këtij dheu, do të mbijnë lulet.

Autor: Agron Islami

Image may contain: 1 person

Categories

Archives