Friday, 19/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E vërtetuar shkencërisht: dashuria është një kurë për gjithçka

E vërtetuar shkencërisht: dashuria është një kurë për gjithçka

Të gjithë ne e dimë se dashuria na bën të ndihemi mirë, por a e keni ditur se ky konstatim është vërtetuar edhe shkencërisht.

Më poshtë mund të gjeni disa nga efektet e pabesueshme, që dashuria ka në mendjen dhe trupin tuaj.

Dashuria është një analgjezik i natyrshëm

Të gjithë e dimë se ajo promovon një humor të mirë dhe një ndjenjë rehatie. E megjithatë, disa nga studimet e fundit kanë treguar se oksitocina (një substancë kimike në tru krijon një ndjenjë të qetësisë dhe afërsisë), e cila çlirohet gjatë një përqafimi 10-20 sekondësh, mund të luftojë në mënyrë efektive kundër dhimbjeve, sidomos atyre të kokës.

Përveç kësaj, vetëm shikimi i imazhit të të dashurit rrit pragun tuaj të durimit dhe zvogëlon dhimbjen (deri në 40% mesatarisht të forta ose deri në 15% të të forta). Truri ynë lidh imazhin e partnerit tonë me një zhvendosje të këndshme të vëmendjes, që e bën më të lehtë trajtimin e çdo dhimbjeje, pasi ajo vepron si një analgjezik.

Nga një këndvështrim tjetër, shkencëtarët kanë dëshmuar se stimulimi seksual dhe, në veçanti, orgazma bëjnë një punë të madhe në bllokimin e dhimbjes. Kjo është veçanërisht efektive te dhimbjet kronike të shpinës, artritet dhe simptomat e ngërçit.

Dashuria kujdeset për zemrën tuaj

Studimet kanë treguar se të shprehurit e dashurisë ngadalëson pulsin. Kjo është edhe më efektive në situata stresuese, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës në një plan më afatgjatë.

Përveç kësaj, oksitocina, e njohur si hormoni i dashurisë, besohet të jetë një nga molekulat më mahnitëse në Botë: zvogëlon stresin, ul presionin e gjakut, zvogëlon ankthin, rrit vetëbesimin dhe ndihmon në shmangien dhe luftën kundër depresionit.

Dashuria ndihmon trupin tuaj për të kapërcyer sëmundjen

Gjestet përmes të cilëve shfaqim dashurinë, nga shtrëngimi i dorës deri tek aktiviteti seksual, rrisin prodhimin e endorfinave, të cilat në anën tjetër e rrisin imunitetin tonë.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me probleme fizike që ndihen të dashur, reagojnë më mirë ndaj trajtimeve dhe kanë motivim më të fortë për të kapërcyer sëmundjen.

Dashuria shëron pagjumësinë

Hormonet e dashurisë (oksitocina dhe endorfinet) parandalojnë sekretimin e kortizolit, i cili është hormoni përgjegjës për stresin dhe është konstatuar se nxit natyrshëm një pushim më të mirë. Gjithashtu, “rikonfigurimi hormonal” gjatë kontaktit intim, shkencërisht është provuar, se është një nga trajtimet më efektive për një gjumë të mirë.

Dashuria zvogëlon mundësinë për krijimin e varësisë

Opiatet, kokaina, nikotina, alkooli krijojnë varësi sepse ndryshojnë nivelin e dopaminës në trupin tonë. Dopamina është hormoni përgjegjës për shpërthimin e papritur të kënaqësisë dhe efekteve euforike.

Ndjenja e dashurisë bën të njëjtën gjë. Por, përveç dopaminës, ajo gjithashtu stimulon sekretimin e testosteronit dhe oksitocinës, të cilat përbëjnë kombinimin më të mirë në shmangien dhe luftimin e varësisë.

Me fjalë të tjera, të jesh i dashuruar do të thotë të përmbushësh jetën tënde me kënaqësinë dhe rehatinë që të nevojitet.

Dashuria promovon jetëgjatësinë

Sondazhet tregojnë se njerëzit në marrëdhënie kuptimplote, sidomos në martesë, ndihen më të shëndetshëm dhe jetojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme (duke përfshirë zgjedhjen e ushqimit, ushqimin e rregullt, pushimin më të mirë, më pak stres, etj)

Jeta në çift gjithashtu ndihmon njerëzit në parandalimin, zbulimin më të lehtë dhe tejkalimin më të shpejtë të problemeve fizike. Kjo është vërtetuar përmes faktit se njerëzit që duhen, që janë në marrëdhënie serioze kanë tendencë të jetojnë më gjatë.

Dashuria është një terapi

Njerëzit i përdorin terapitë për shumë arsye, por më shpesh sepse duan të dëgjohen dhe të kuptohen. Nga të gjithë specialistët në botë, i vetmi person i cili është në gjendje t’ju ofrojë “terapi” të përgjithshme është partneri juaj.

Mbështetja dhe dashuria të cilën ua ofron partneri juaj, janë “shërimi” (dhe ndonjëherë i vetëm) mendor dhe fizik “që ju nevojitet për t’u ballafaquar me frikën, depresionin, ankthin dhe në fund gjendjen fizike.

Psikologu Robert Sternberg thotë se “pa shprehjen e saj, madje edhe dashuria më e madhe do të zhduket”.

Me këtë në mendje, hapni zemrën tuaj dhe tregoni dashuri, sepse kjo është mënyra më efektive për të fituar më shumë! /tesheshi.com/

Categories

Archives