Thursday, 14/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E tmerrshme: Si u vranë dhe u përdhunuan shqiptarët

E tmerrshme: Si u vranë dhe u përdhunuan shqiptarët

Nga një grup i grave shqiptare të zhvendosura nga Lubizhda e Hasit dhe fshatrat tjera në komunën e Prizrenit, u ndanë rreth 100 vajza dhe gra të reja dhe u detyruan në marrëdhënie seksuale. Ata i shfrytëzuan seksualisht dhe këtë e bënë në grup, para anëtarëve të familjes së vajzave dhe para qindra fqinjëve dhe banorëve të fshatit. Kështu, një person civil në shërbim të Ushtrisë së Jugosllavisë, që ishte shqiptar, ka ndarë shqiptaren S.T., që ishte 14 vjeçare, për ta dhunuar para familjes dhe të pranishmëve të tjerë. Shumë vajzave dhe grave të dhunuara më vonë u janë humbur gjurmët. Telegrafi ua sjellë dëshminë e kolonelit në pension, Lakic Dorovic, të thënë për e-novine. Ai thotë se nga tmerret që serbët kanë bërë, dy oficerë nuk kanë mundur të durojnë saqë kanë vrarë dy ushtarë të Serbisë.

grate e dhunuara

Shqiptarët e Kosovës nga fshatrat e Hasit në veriperëndim të Prizrenit, si dhe në Damjan dhe Tanaj, në juglindje të Gjakovës, janë vrarë, rrahur, plaçkitur, dëbuar në Shqipëri. Atyre u janë djegur shtëpitë, u janë marrë dokumentet personale që t’ju pamundësohet kthimi i mëvonshëm.

Që nga fillimi i vitit 1998 e deri më 16 qershor 1999, në shtatë raste (në shtator dhe dhjetor 1998; 27 dhe 28 janar 1999; 25, 26, 30 mars 1999; 12, 15, 16 dhe 26 prill 1999 ), u dëbuan në mënyrë sistematike shqiptarët në malet dhe pyjet përreth. Janë vrarë dhjetëra nga ta e mbi dymijë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Nga vrasjet masive dhe krimet tjera të forcave serbe në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i kam hulumtuar dhe dokumentuar si një prokuror veteran i Ushtrisë, mund t’i përmendi 17 vepra penalo- juridike që i kanë konfiskuar kriminelët e Sigurimit Ushtarak të Korpusit të Prishtinës dhe Dragoljub Zdravkovici – ish zëvendësi im i atëhershëm e tashti gjykatës i Gjykatës së Lartë në Beograd.

Më 12 prill 1999, rreth orës 20:30, tek Guri i Korbit, afër një proçke malore te Deli i Ujit, në malin në rrethinë të Lubizhdës së Hasit, forcat serbe (Batalioni i Dytë i Motorizuar 549) dhe pjesë të tjera të Brigadës dhe njësive të Policisë Ushtarake; njësive tjera speciale të Ushtrisë Jugosllave; forcave policore serbe të veprimit të veçantë – Njësiti 23, 37, Çeta e Pestë, Çeta e Katërt e Gjakovës, vullnetarët, serbët lokalë, serbët nga Serbia, vullnetarët nga Rusia, Ukraina, romët; grupe të ndryshme të armatosura nën kontrollin e MUP-it; kanë rrethuar dhe kanë privuar pa të drejtë nga liria 500 shqiptarë të dëbuar nga fshatrat përreth, kryesisht fëmijë dhe gra, ndër të cilat M.N. (e lindur më 1962), me pesë fëmijët e mitur – tre vajza dhe dy djem. Emrat nuk i përmendi edhe pse i di.

I ndanë gratë dhe fëmijët nga burrat, e pastaj burrat i rrahën brutalisht , i detyruan që të gjunjëzohen në duar dhe gishta, që të hanë, si qenë, barin. Në mënyra të ndryshme i kanë keqtrajtuar dhe poshtëruar. Me këtë rast, ushtarët e Batalionit të Dytë të motorizuara, 549, ku komandant ishte Vlatka Vukovic, si dhe ushtarët nga njësitet rezervë të njësitit të Prizrenit, ku kolonel ishte Tomislav Nikolicf, e ku dallohesh për brutalitet dy persona, njëri me nofkën ose emrin Dole (Xhole), me të shtëna në afërsi, kanë vrarë 15 shqiptarë nga ky grup (12 nga Lubizhda e tre nga Demjani). Tre të tjerë nga Lubizhda janë plagosur rënd. Indindeti i tyre është i njohur, por nuk dua t’i ceki.

Disa nga ta, tash oficerë të panjohur të Ushtrisë, ndoshta në postin e kolonelëve, në tmerr dhe afekt, për shkak të vrasjes së këtyre 15 shqiptarëve, dhe plagosjes së tre të tjerëve, në vend kanë vrarë dy serbë tashmë të panjohur që kanë marrë pjesë në vrasje, përkatësisht plagosje të shqiptarëve.

Nënkoloneli dhe dy ushtarët serbë që i ka vrarë, janë të njohur për ushtrinë serbe, shërbimin sekretë, drejtësinë dhe shumë gjykata në Beograd, Nish dhe Novi Sad. Ky është një nga mijëra sekretet ushtarake, siç janë emrat e shumë kriminelëve serbë të luftës.

Në të njëjtën ditë, ushtarët nga njësitet ushtarake dhe grupi 549 – në mesin e të cilëve S.T., shqiptar nga Kabashi në Ushtrinë serbe – nga grupi i shqiptareve të ndara të Lubizhdes dhe fshatrave tjera të komunës së Prizrenit, kanë ndarë 100 femra dhe gra dhe i kanë detyruar në seks, duke e bërë këtë në grup, para anëtarëve të familjes, e fshatit. Kështu, shqiptari e ndau 14 vjeçaren dhe e dhunoi para familjes. Shumë prej grave dhe vajzave të përdhunuara dhe vajzave u humbej gjurma.

Tre ditë më vonë, më 15 prill 1999, forcat serbe ndanë një grup prej mbi 38 shqiptarëve, të mbyllur në dy shtëpi në lagjen Tanaj të Dedajt, të Lubizhdës, dhe i dërguan në drejtim të panjohur. Emrat e tyre nuk i përmendësh tash, por e di identitetin e tyre shumë mirë.

Për të fshehur dhe shkatërruar gjurmët e krimeve të kryera dhe për të parandaluar që të zbulohen më vonë, këta 38 shqiptarë janë dërguar në vend të panjohur, e sipas të gjitha gjasave më 26 prill 1999 janë vrarë dhe janë varrosur në varreza sekrete masive.

Në korrik 1999 vit, pas kthimit nga Shqipëria, familjet e Lubizhdës së Hasit, në vendin Deli i Ujit, ku janë vrarë më 12 prill, kanë gjetur trupat e 15 shqiptarëve të vrarë .

Mbetjet e trupit të shqiptarit të 31-të, nga 38 të cilët më 1999, në Tanaj të Dedajt, janë ndarë dhe drejtuar në vend të panjohur, janë zhvarrosur në shtator 1999, në Gurishtë, që është mes fshatit Mazrek dhe Planejë, të komunës së Prizrenit. Shtatë shqiptarë të tjerë janë të zhdukur. Identitetin e tyre e di. /Telegrafi/

Categories

Archives