Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e prish agjërimin vjellja?

A e prish agjërimin vjellja?

pyetje pergjigje

Pyetja: A e prish agjërimin vjellja?
Përgjigje
: Po. Nëse vjell me dëshirën tënde atëherë e prish agjërimin, në të kundërtën agjërimi nuk prishet dhe muslimani vazhdon agjërimin e tij.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Kush vjell pa dashje, nuk e ka detyrë ta plotësojë agjërimin, e kush vjell me dashje, duhet ta plotësojë.”
Nëse njeriu e ndjen që po i vjen për të vjellë, i themi që ai të mos e nxisë vjelljen e as të mos e ndalojë atë sepse, nëse e ndalon vjelljen, ai ka mundësi që të dëmtohet, e nëse vjell pa nxitje, agjërimi i tij inshallah nuk prishet dhe është në rregull.
Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Një shkrim tjetër i dobishëm  A i legjitimon fejesa marrëdhëniet seksuale?

Categories

Archives