Friday, 28/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

A e prish abdesin prekja e gruas?

A e prish abdesin prekja e gruas?

pyetje pergjigje

Pyetje: A e prish abdesin prekja e gruas?

Përgjigje: E vërteta është se prekja e gruas nuk e prish abdestin assesi, përveç nëse del diçka nga ata (burri ose gruaja).
Argument për këtë është ajo që vërtetohet nga Resuiull-llahu, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, se ai njëherë, i puthi disa nga gratë e tij, hyri në xhami dhe nuk mori abdest tjetër.
Po ashtu edhe thelbi është mosprishja e abdestit derisa të ketë argument të qartë dhe të vërtetë për prishjen e tij.
Njeriu që merr abdest ashtu si e ka udhëzuar sheriati, ky abdest nuk mundet të prishet përveçse me argument nga sheriati.

Nëse na thuhet: Por, All-llahu, subhanehu ue teala, në Kur’an ka thënë: “…ose keni kontaktuar me gratë…’’!
Përgjigja është: Qëllimi i kontaktimit në këtë ajet janë marrëdhëniet intime, siç është vërtetuar kjo nga Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu. Po ashtu këtë mund ta argumentojmë edhe nga vetë ajeti. Argumentimi është kështu, All-llahu, subhanehu ue teala, në këtë ajet e ka ndarë abdestin në dy lloje: esencial dhe zëvendësues; po ashtu e ka ndarë edhe në abdest të madh dhe të vogël; si dhe i ka ndarë shkaqet për marrjen e abdestit të madh apo të vogël.
All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja, krahët tuaj deri në bënjla; ferkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt”. (el-Maide 6). Ky abdest me ujë, është abdesti i vogël esencial, pastaj ka thënë: “Në se jeni xhunub, atëherë lahuni”, e ky abdest me ujë, është abdesti i madh esencial.

Pastaj ka thënë: “Në qoftë sejeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mermi tejemum”; fjala: “…atëherë mermi tejemum” aludon në abdestin zëvendësues.
Ndërsa fjala: “ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës”, sqaron një nga shkaqet për marrjen e abdestit të vogël; e fjala: “ose keni kontaktuar me gratë”, sqaron një nga shkaqet për marrjen e abdestittë madh (pastrimin).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ç'duhet bërë pas ëndrrave me epsh?

E sikur të thonim se në këtë pjesë të ajetit është për qëllim vetëm prekja e gruas, atëherë domethënia e ajetit do të ishte se All-llahu, sub- hanehu ue teala, ka përmendur dy nga shkaqet për abdest të vogël e asnjë nga shkaqet për abdest të madh, edhe pse më lart ka thënë: “Nëse jeni xhunub, atëherë lahuni!”.
E kjo nuk është në pajtim me retorikën e Kur’anit.

Sipas kësaj pra, themi se qëllimi i fjalisë: “ose keni kontaktuar me gratë”, d.m.th., “ose keni bërë marrëdhënie intime me gratë”.
Kështu që ajeti të përmbajë në vetvete: dy nga shkaqet që e detyrojnë abdestin —një shkak për abdest të madh dhe një për të vogël-, dy llojet e abdestit —të voglin: duke i larë katër pjesët e përmendura dhe të madhin: duke e larë tërë trupin, si dhe abdestin zëvendësues, i cili është tejemmumi duke i fërkuar dy pjesë, e në këtë është e njëjtë abdesti i madh apo i vogël.

Pra, mendimi i vërtetë është se prekja e gruas nuk e prish abdestin, pa marrë parasysh me epsh apo pa epsh, përveç nëse del diçka nga burri.
Nëse i del spermë, atëherë detyrohet të lajë tërë trupin, e nëse i del medhij, atëherë duhet të lajë vetëm organin dhe testikulat dhe të marri abdest.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “KUSHTET E FESE”
AUTOR MUHAMED EL-UTHEJMIN

Categories

Archives