Saturday, 22/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“E njihni nënën?”



“E njihni nënën?”

nena ne islam

“E njihni nënën?”

Nëna, është emër i shkurtër, me fjalëpak, porse ajo posedon kuptimin më të madh të dashurisë, mëshirës dhe emocionit, të sakrificës dhe të butësisë.

 

Emri nënë është një lumë, që kurrë nuk shterret, kurrë nuk thahet e asnjëherë nuk del nga shtrati. Gjithnjë në mënyrë të persistueshme rrjedh, kullon dashuri e bamirësi, që nuk ndalet e mbaron përjetë!

 

Gjoksi i saj është i mbushur përplotë me dhembshuri, ku ti e mbështet kokën tënde në të, dhe fillon e përpëlit sytë, e mërmërit me gojën tënde duke u ankuar tek ajo, duke iu rrëfyer asaj për të gjitha ngarkesat, brengat dhe dhimbjet që t’i dha jeta e kësobotshme!

 

Ah moj nënë! Ti je e vetmja krijesë në botë, që jep, pa patur qëllim për të marrë, ndaj dhe as që pret kthim vlere për këtë. Nëna është ajo e cila kushedi se çfarë të bësh e të bësh për të, përsëri, ti nuk do të mundesh që ta kthesh bukurinë e dhuratave të saj që ajo i ndau për ty në Kopshtin e Jetës sate. Oh, madje as sa një grimcë të vogël! Sepse ajo është shkaktarja e ekzistencës sate, shkaktarja e asaj që ti frymon e që jetës po i gëzohesh, po edhe, shkaktarja e sukseseve tua! Jo rastësisht… ngase ajo derdhi për ty gjakun, që ti të mos kesh plagë, derdhi për ty lotin, që ti të mos qashë, derdhi për ty energjinë që ti të mos ndjesh lodhje, derdhi për ty shëndetin, që ti të rritesh e të gëzosh shëndet të plotë!

 





Po, nëna është ajo që i meriton këto merita… Nëna!

 

Ajo është siguruesja dhe mbrojtesja e ytja në këtë botë, dhe ajo e cila do të fut në Xhennet në botën tjetër, që do të jetë botë e pafundme. “Xhenneti është nën këmbët e nënës” thoshte Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet qofshin mbi të!) Pa më thuaj, se a ekziston diçka më të madhe e më madhështore se sa kjo?! Hë?! A ekziston ndonjë njeri në këtë nënqiell që do të mundësoj ty të lidhesh kaq drejtpërsëdrejti me lumenjtë dhe kopshtet e Parajsës?! Ajo është nëna e cila të jep ty ato të cilat nuk mundet të t’i jep asnjë njeri në botë!

 

Ca thënie madhështore mbi nënën

  • “Librin më të mirë që e kam lexuar në jetën time ka qenë Nëna!” (Abraham Lincoln)
  • “Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës, e as trëndafil më të bukur se sa thellësirat e shpirtit të saj!” (Shekpsir)
  • “Nëna është ajo e cila e përkund djepin me të majtën e saj, kurse botën me të djathtën e saj!” (Napoleon)
  • “Sikur të ishte bota në njërën pëllëmbë të dorës time, kurse nëna në pëllëmbën tjetër të dorës, e unë.. do ta zgjedhja nënën!” (Jean Jacques Rousseau)
  • “E ardhmja e fëmijës, varet nga nëna!” (Napoleon)
  • “Nëna ime është ajo e cila më ka ndërtuar!” (Edison)
  • “Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe!” (Victor Hogo)
  • “Nëna është një kandil i shenjtë që m’i ndriçon netët e jetës, me modestin dhe stilin e saj të lehtë të një amërisë!” (Shejbi)
  • “Streha me më së shumti siguri kusht mund të jetë vallë?! Prehëri i nënës!” (Florian)
  • “Nuk qetësohem kurrë, vetëm kur ta kem vënduar kokën tek prehëri i nënës sime!” (Sokrati)
  • “Në botë ka diçka më të vlefshme se sa jeta bashkëshortore. Ajo diçka është nëna!” (Shafir)
  • “Dashuria ndaj nënës mbetet e përjetshme, pavarësisht çdo gjëje tjetër!” (Anonim)
  • “Zemra e nënës është shkolla e fëmijës!” (Henri)
  • “Gërrmo në zemrën e çdo gruaje se do të gjesh një nënë!” (Jules Michelet)
  • “Në prehërin e nënës, përgaditen burrat e vatanit!” (Joseph G. Demeter)
  • “Shtëpitë të cilat janë pa nëna të mira, s’janë tjetërgjë, vetëmse varre!” (Balzak)
  • “Mund të blesh, pothuaj çdo gjë, vetëm nënë Jo!” (Eva Danas)
  • “Puthjet e nënës sime, më bënë mua artist!” (Benjamin Veset)
  • “Fjalët më të mira që mund t’i thonë buzët ështënënë! (Xhebran)

 

Shqipëroi nga arabishtja: Agron islami