Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E mira nuk harrohet

E mira nuk harrohet

E mira nuk harrohet

Sindikata e mjekëve të Anglisë, kishte organizuar një ceremoni të madhe me rastin e diplomimit të mjekëve të rinj. Në këtë ceremoni, merrte pjesë edhe vetë kryeministri i Britanisë asokohe. Kryetari i sindikatës u ngrit dhe mbajti fjalën e tij, në të cilën përshëndeti pjesëmarrësit, u solli ndërmend disa këshilla të vyera dhe në fund, u tregoi këtë ngjarje të cilin e kishte përjetuar vetë:
“Në një mesnatë të ftohtë dhe gjithë shi dimri, troket në derë një zonjë e moshuar, e cila kur i hapa derën, më tha:”Pash Zotin doktor, hajde bëji derman tim biri që është i sëmurë dhe po lëngon. Është shumë keq, bëj diçka dhe shpëtoja jetën….” dhe disa pika loti i rrodhën në faqet e saj plot rrudha.
Menjëherë u bëra gati dhe dola bashkë me zonjën, pa pyetur fare për rrëketë e shiut dhe të ftohtin i cili depërtonte gjer në palcë. Shtëpia e saj gjendej në periferinë e Londrës. Pasi një rrugëtimi të lodhshëm, më në fund mbërritëm në shtëpinë e të sëmurit. Zonja jetonte në një dhomë të vogël, ku në një qoshe të saj lëngonte vogëlushi jo më shumë se dhjetë vjeç. Pasi e vizitova djalin dhe i dhashë disa ilaçe që kisha marrë me vete, ai e mori veten. Para se të marr rrugën e kthimit, zonja më zgjati një qese të vogël me para, të cilën unë e refuzova dhe ia ktheva sërish me dashamirësi. I thashë se kisha ardhur thjesht për humanizëm, sepse dikush kishte nevojë për mua, për asgjë tjetër. Ky është profesioni, madje do të thosha misioni i një mjeku. Ai është profesioni që gjendet më pranë dhembshurisë se çdo profesion tjetër, madje profesioni që të afron më shumë me Zotin se çdo profesion tjetër.”
Akoma pa e përfunduar fjalën e tij kryetari i sindikatës së mjekëve, brofi në këmbë kryeministri, i cili u drejtua nga foltorja dhe tha:”Zoti kryetar i sindikatës së mjekëve, unë personalisht u kërkoj që të më lejoni tu puth duart tuaja të arta. Ka njëzet vite që unë të kërkoj, pasi unë kam qenë ai fëmija që përmendët në fjalën tuaj. Vetëm tani nëna ime do të prehet në paqe, pasi kërkesa e saj e vetme para se të vdesë ishte tu gjej juve dhe t’ua shpërblej me ç’të mundem për mundim dhe shërbimin që më bëtë, pa u ndikuar nga varfëria jonë.”
Fëmija, kishte qenë kryeministri i Britanisë së Madhe, Lloid Xhorxh
Morali:
Thënia: Ç’të korrësh do të mbjellësh, është një thënie e dalë nga aktualiteti dhe përvoja. Herët apo vonë, ne do të korrim atë që kemi mbjellë. Kush mbjell mirë, korr vetëm mirë dhe anasjelltas.

Elmaz Fida

Categories

Archives