Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e keni ditur?


A e keni ditur?


shpella

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Umer ibën el-Hattabi radijAllahu anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem) duke thënë:
“Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për rrugë dhe një ditë i zuri nata para një shpelle, në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe e mbylli hyrjen e shpellës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shkëmb është vetëm që ta lusim Allahun e Madhërishëm që ta largojë për hir të veprave tona të mira.” Njëri prej tyre tha: ” O Zoti im! Unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk u kam dhënë të hanë e as të pinë familjes sime e as shërbëtorëve. Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time e nuk u erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla, pori gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoja, por edhe që të ushqeja familjen dhe shërbëtorët, prandaj kam pritur me enë dhe kam shikuar kur do të zgjohen. Kjo pritje ka zgjatur deri ne agim. Fëmijët e mi, aty te këmbët e mia, klithnin të uritur, por u kam dhënë qumësht pasi prindërit janë zgjuar dhe kanë pirë qumështin që u kam sjell. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë duke dashur Fytyrën tënde, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpelle ku gjendemi.!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo edhe aq sa të mund të dilnin. Njeriu i dytë tha: “O Zoti im,e kam pasur një kushërirë të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë bota”, sipas një transmetimi tjetër ” e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë”. Kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat prej grave të veta), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbretëronte uria dhe ajo erdhi dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet me mua. Dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë u bëra pronar i saj”, sipas një transmetimi tjetër ” kur u ula pranë saj siç ulet burri pranë gruas së tij”, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju Allahut e mos më merr virgjërinë pa të drejtë”. Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm, edhe pse e doja më tepër se këdo tjetër, e lashë të lirë duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse e kam bërë këtë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë gjendje ku jemi!” Shkëmbi përsëri lëvizi edhe pak nga hyrja e shpellës, por jo edhe aq sa të mund të dilej prej saj. Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogëtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar, përveç një njeriu, i cili u largua para se të merrte mëditjen. Unë mëditjen tij pastaj e kam përdorur si duhet dhe pasuria e tij u shumëfishua. Pas një kohe rrogëtari im erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat e mëditjes sime te papaguar!” Unë i thashë: “Krejt ajo që e sheh, pasuria, delet, lopët, devetë dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar.” Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty.” Pastaj e mor të tërë mallin dhe shkoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe vazhduan rrugën.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Numri 7, enigma që çuditi botën!

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi

Categories

Archives