Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e ke ditur !?

A e ke ditur !?

a e ke ditur

Dhjetë gjëra interesante që kanë të bëjnë me njohuri, të cilat mund të mos i kishe ditur.

1. Dyzet hadithet e Imam Neveviut, rahimehullah, në të vërtetë nuk janë dyzet, janë dyzet e dy.

2. Imam Buhariu ka humbur shikimin e tij si fëmijë, por nga duaja e nënës së tij, Allahu subhanehu ue teala, ia ktheu shikimin e tij dhe e bëri edhe më të fuqishëm se përpara.

3. Iblisi, mallkimi i Allahut qoftë mbi të, ishte nga adhuruesit më të mëdhenjë të Allahut, përpara rrënies (shkatërrimit, devijimit) të tij.

4. Kur një person pendohet tek Allahu, atëherë Allahu jo vetëm që ia falë gabimet e tij, por Ai ia shndërron gjynahet (mëkatet) në vepra të mira.

5. Thuhet se Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, asnjëherë nuk është ngjitur në mimber dhe nuk ka mbajtur hutbe.

6. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, rahimehullah, është martuar në moshën dyzet vjeçare.

7. Imam Fudejl Ibn Ijadi, rahimehullah, kishte qenë hajdut (vjedhës), para se të udhëzohej dhe pastaj ishte bërë dijetarë i madhë.

8. Vetëm një person guxonte të ngre (rrisë) zërin mbi Omerin, radiallahu anhu, e ai person ka qenë gruaja e tij.

9. Elfija Ibn Malik në gramatikën arabe, origjinali ishte rreth tremijë vargje, kështuqë Ibn Maliku e shkurtoi atë në njëmijë, që të jetë më e lehtë për fëmijët të memorizojnë (mësojnë përmendësh) atë.

10. Ebu Hurejra (Babai i macës), radiallahu anhu, ishte quajtur kështu, sepse ai i donte macet dhe i mbante (kujdesej) për to.

Nëse vetëmse i ke ditur këto gjëra, falënderoje Allahun subhanehu ue teala, që t’i ka mësuar ato.

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qabja madheshtore

Categories

Archives